Suxho takon sot shqiptarët e Pulias
Donald Suxho, regjisti i Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe njëkohësisht xhonglerit të ekipit Prisma Volley, do të takojë sot rreth orës 12.30 në provincën e Tarantos përfaqësuesit e komunitetit shqiptar të "Terra Jonica". Suxho ka lindur në Shqipëri 33 vite më parë, saktësisht në Korçë. Pas mbërritjes së tij në këtë rajon, ai ka shprehur dëshirën për të takuar shqiptarët e zonës. Në Shqipëri Suxho është një idhull. Në takimin me volejbollistin e njohur do të marrin pjesë shqiptarë të Pulias dhe të provincës së Tarantos. Po ashtu të pranishëm do të jenë një sërë drejtuesish lokalë, mes të cilëve edhe Xhianpiero Mankareli, i cili është nga San Marzano i San Zhiuzepe (Shën Markani në shqip), një ndër vendet me mbipopullimin më të madh nga arbëreshët dhe ku flitet ende shqip.