Drejt plotësimit edhe kriteri i 11-të i KE-së

Njëri nga këto 12 prioritete, përkatësisht ai 11, është i fokusuar tek të drejtat e njeriut, çka përfshihet në politikat e Ministrisë së Punës.
Ministri Ksera e informoi z. Maragos për hapat e ndërmarrë muajt e fundit nga kjo Ministri në zbatim të këtij prioriteti, duke filluar nga plotësimi i legjislacionit për të drejtat e fëmijëve, rishikimi dhe përmirësimi i legjislacionit dhe politikave për aftësinë e kufizuar në përputhje me legjislacioni evropian dhe Konventën e OKB, ndërmarrjen e masave konkrete për mbrojtjen nga diskriminimi të të gjitha kategorive.
“Konkluzionet e ‘Seminarit për përfshirjen e komunitetit Rom dhe Egjiptian në kuadër të procesit të integrimit Evropian’, organizuar pak kohë më parë me KE-në, nga strukturat tona janë konsideruar si prioritare për zbatim në ditët në vazhdim”, vuri në dukje Ksera.
Ai shtoi se Ministria që drejton ka përcjellë në rrugë zyrtare tek të gjitha ministritë e linjës rekomandimet e seminarit dhe brenda muajit Maj ka kërkuar prej tyre përgatitjen e një plani masash me aktivitete të detajuara, afate kohore dhe buxhete të përcaktuara. Maragos vlerësoi se deri tani janë miratuar mjaft masa të rëndësishme në drejtim të avancimit të përfshirjes së grupeve vulnerabël, përfshirë komunitetet Rome dhe Egjiptiane, dhe se KE e kupton që situate nuk mund të ndryshojë brenda ditës, por inkurajon institucionet shqiptare të bëjnë përpjekje shtesë në drejtim të zbatimit të politikave ekzistuese.
“Me aktet më të fundit, baza ligjore e Shqipërisë është e plotë dhe në përputhje me standardet e BE dhe tani nga Shqipëria pritet të shikohet niveli i implementimit të tyre”, theksoi ai. Ministri e informoi z. Maragas rreth procesit të ndërtimit të një legjislacioni bazë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, të përputhur me parimet bazë të Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave të PAK.
"Gjatë vitit 2011 MPÇSSHB udhëhoqi procesin e hartimit te draft ligjit ‘Për Përfshirjen dhe Aksesueshmërinë e PAK’. Këtij procesi i parapriu zhvillimi i një studimi te legjislacionit ekzistues që prek çështjet e Aftësisë së Kufizuar në Shqipëri, për të vlerësuar pajtueshmërinë e tyre me kërkesat e Konventës. Raporti i Vlerësimit identifikoi boshllëqet dhe mangësitë në qasjen e çështjeve të lidhura me aftësinë e kufizuar dhe rekomandime për përafrimin e legjislacionit me Konventën”, informoi Ksera. /Start/
2012-05-04 14:54