Plagosja me arme ne lokal arrest shtepie per oficerin e Gardes
TIRANE - Gjykata e Tiranes liroi dje nga paraburgimi gardistin e Sigurise se Personaliteteve te akuzuar per vrasje te mbetur ne tentative ndaj nje kamarieri 21-vjecar ne Tirane. Togat e zeza te kesaj gjykate caktuan masen e sigurise arrest shtepie per gardistin Fatos Skeja te dyshuar si autorin e plagosjes se Shpat Rusit ne nje bar prane Rruges se Elbasanit. I dyshuari Skeja u paraqit dje para gjyqtarit te gatshem per percaktimin e mases se sigurise ndaj tij. Burime prane seances bene te ditur se perfaqesuesi i akuzes i kerkoi gjykates lenien e Skejes ne arrest me burg per akuzen e vrasjes mbetur ne tentative. Mbrojtesi ligjor i Skejes i ka kerkuar gjykates nje mase sigurie me te lehte se ajo e arrestit me burg. Burimet sqaruan se vete i pandehuri Skeja nuk ka preferuar te shfaqe pretendime ne seance. Ne perfundim gjykata ka vendosur qe i pandehuri te qendroje ne masen e sigurise arrest shtepie deri ne perfundim te hetimeve. Mesohet se ne argumentet e mbrojtjes eshte permendur edhe fakti qe i demtuari ne ngjarje 21 vjecari Shpat Rusi nuk ka identifikuar Skejen si agresor. Behet e ditur se i pyetur ne ambientet e Spitalit Ushtarak nga oficeret e Policise Gjyqesore ai eshte shprehur se nuk eshte ne gjendje te identifikoje njeriun qe e ka qelluar. Ndonese te demtuarit i jane servirur nje fotografi e gardistit te dyshuar si autor te ngjarjes Ruci nuk e ka identifikuar ate si personin qe qelloi mbi te. Ngjarja ne fjale u shenua mesditen e se shtunes. Ne rrethana ende te pazbardhura pas nje konflikti me nje klient kamarieri Rusi eshte qelluar me arme zjarri ne shpatull. Fatos Skeja oficer i Gardes se Republikes eshte perfshire ne nje incident i ndodhur ne nje nga lokalet prane rruges se Elbasanit. Personi ne fjale eshte ndaluar nga organet kompetente ku dhe po vazhdojne veprimet hetimore per sqarimin e ngjarjes se ndodhur tha zyrtarisht Garda e Republikes pas ngjarjes. Mesohet se Skeja eshte efektiv ne Drejtorine per Sigurine e Personaliteteve te Larta Shteterore.