E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjobë italianit shkeli hapësirën ajrore shqiptare

 

TIRANE – Gjykata e Tiranës gjobiti dje italianin që nuk lajmëroi kullën e kontrollit të aeroportit të Rinasit para se të ulte aeroplanin e tij në pistë. Një vendim i shpallur dje nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, e gjykatës së kryeqytetit, deklaroi fajtor Antonio Lubranon dhe e dënoi atë me 900 mijë lekë gjobë. Për shkak të aplikimit më kohë të shkurtuar, Lubrano përfitoi uljen e 1/3 së gjobës. Piloti italian akuzohej nga drejtësia shqiptare për veprën penale të “shkeljes së rregullave mbi fluturimet”. Përballja e biznesmenit italian me drejtësinë e vendit tonë filloi më 4 gusht të vitit 2008, kur ai uli aeroplanin e tij sportiv personal, në aeroportin “Nënë Tereza” pa marrë më parë konfirmimin e kullës së kontrollit. Në deklarimet e dhëna, Lubrano pretendoi se kishte qenë i detyruar të zbriste pasi kishte pasur një avari në sistemin mekanik të aeroplanit dhe nëse nuk do të ulej mund të shpërthente në ajër. Ndërsa mos komunikimin me kullën e vrojtimit ai pohoi se nuk i kishte funksionuar radioja. Në të tilla kushte ai është ulur në pistë, ndërsa ulja e paparalajmëruar ka vënë në alarm forcat e policisë së aeroportit.                      ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›