E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, gjendet i mbytur një 45-vjeçar në Shkumbin

Gjendet trupi i pajetë i një 45-vjeçari në lumin Shkumbin. Viktima, Kujtim Kurti, është gjendur në afërsi të fshatit Mirakë, pranë urës së Murrashit.

Duke iu referuar të dhënave te fundit, mësohet se në trupin e viktimës nuk ka patur shenja dhune, ndërsa tashmë trupi është dërguar në morgun e spitalit.

Policia e cila ka mbërritur në vendgjarje ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, ndersa dyshohet se viktima mund te jete mbytur, kjo per shkaqe depresive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›