Rikthehet dëbora, përfshin qarkun e Kukësit

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë gjithë qarkun e Kukësit. Deri më tani nuk janë konstatuar probleme në qarkullimin rrugor, por reshjet intensive vijojnë. Raportohet se reshjet intesive kane nisur qe ne oren 17.00.
Ndërkohë që reshjet e borës kanë nisur edhe në qarkun e Dibrës në lartësitë mbi 1 mijë metra.