Venger: “Fergi, bosi më i mirë”

ASA (Albania Sport Agency) - Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger pranoi se kundërshtari i tij tradicional, bosi i Mancester Junaitid, Sër Aleks Fergusoni, do të marrë votën e tij si tekniku i vitit në Angli. Shefi i "Topcinjve" vendosi të mos votojë për homologun e tij te Celsi, Hoze Mourinjon, edhe pse formacioni i portugezit ka mundësi të fitojë në mënyrë të pazakontë katër trofetë e mundshme, të cilat përfshijnë edhe atë "Carling Cup", ku Celsi do të ndeshet në finale me Arsenalin. Në fakt, kur Venger u pyet për opinionin e tij për "Top-Boss"-in e Premiership-it për këtë sezon, ai përmendi emrat e Fergusonit dhe Stiv Kopël, trajneri surprizë i këtij sezoni me Riding. Venger dhe Ferguson shpesh herë kanë patur mosvarrëveshje në të kaluarën, por i pyetur se kush duhet të ishte menaxheri i sezonit, francezi tha: "Unë e ndjej se këtë vit do të jetë Sër Aleks Fergusoni, pasi ai është në betëjë në cdo front, dhe Stiv Kopëll, i cili ndodhet në një pozicion që askush nuk e priste".
Lehman
Portieri i Arsenalit, Jens Lehman pranoi ofertën për të zgjatur edhe një vit kontratën me klubin londinez. "Unë do të luaj edhe për një vit tjetër", - pohoi Lehman për gazetën gjermane "Bild". "Arsenali është një klub i madh dhe më të ardhme sportive të mirë".