E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuri Seferi lufton për titullin IBF Intercontinental

ASA (Albania Sport Agency) - Duket se Nuri Seferi do të anulojë përballjen e tij të planifikuar më 26 maj në Burgdorf të Zvicrës për t'u përgatitur sa më mirë për luftën për titullin "IBF Intercontinental" për peshën "cruiser". "Tajsoni shqiptar" do të sfidojë kampionin në fuqi, cekun Lubosh Sudan ë një mec prej 12 rundash dhe që do të zhvillohet në Pragë të Cekisë. 31-vjecari cek ka një bilanc prej 16 fitoresh, 1 humbje dhe një barazim dhe është një "kockë e fortë" pasi ka mbrojtur tre herë titullin që aktualisht posedon, ndërsa më parë ka mbajtur titullin Interkontinental në versionin WBA.
Kjo do të jetë hera e tretë që Nuri Seferi do të luftojë për një titull ndërkombëtar. Më parë ai kishte sfiduar titullin ndërkombëtar të Gjermanisë në peshën e rëndë përballë ukrainasit Tarras Bidenko, ndërsa më vonë kishte luftuar edhe për titullin "WBO Asia Pacific". Në të dyja rastet boksieri shqiptar kishte pësuar humbje me vendim të gjyqtarëve por që ishin kontestuar nga kampi i Seferit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›