E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjobevenesi i Dritan Priftit eshte nga Greqia

Prokuroria ka zbuluar se letrat jane nisur nga shteti helen. Pritet pergjigjja e autoriteteve greke per emrin e autorit


TIRAN- Letrat kercenuese ne forme gjobevenie ndaj ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti jane nisur nga Greqia. Ky eshte perfundimi i akt-ekspertimit teknike te keqyrjes se kompjuterit dhe adreses personale te ish-ministrit Prifti nga inxhinieret e informatikes te cilet kane zbuluar vendin e nisjes se letrave kercenuese.


Sipas burimeve te Prokurorise se Pergjithshme tashme pritet ndihma e autoritete helene per zbardhjen dhe identifikimin e adreses se personit nga jane nisur letrat kercenuese ne forme gjobe per pagimin e nje milion eurove.


I kemi kerkuar autoriteteve greke me ane te leter-porosise qe te kontaktojne me kompanine private te shperndarjes se internetit ne shtetin helen per te zbardhur emrin e personit qe perdor ate adrese. Kjo pasi nga keqyrja e adreses se ish-ministrit eshte zbuluar vendi i derguesit dhe te dhenat e kompanise se internetit qe mbulon ate zone- thane burimet.


Pritet ne ditet ne vazhdim qe autoritetet greke te kryejne nje sere veprimesh hetimore per llogari te Prokurorise se Krimeve te Renda ne menyre qe te zbulohet personi qe ka nisur e-mailet.


Te njejtat burime sqaruan se ne adresen personale te deputetit Prifti kane ardhur pese letra kercenuese me permbajtje te njejte ku i kerkohet te paguaje shumen prej 1 milion euro.


Nga leximi i ketyre letrave rezulton se shkruesi i letrave nuk flet dhe nuk shkruan paster gjuhen shqipe duke lene te kuptohet se niveli arsimor i tij eshte i dobet. Por nga ana tjeter gjobevenesi ne letra permend edhe disa itinerare te ish-ministrit Prifti dhe familjes se tij-thane burimet e Prokurorise se Pergjithshme. Sipas tyre prej tre javesh institucioni i Prokurorise se Krimeve te Renda ka nisur hetimet per zbardhjen e derguesit te ketyre letrave kercenuese ne forme gjobe.


Sipas kallezimit deputeti eshte kercenuar ne adresen elektronike nga nje person ende i paidentifikuar i cili ka kerkuar qe te paguaje shumen prej 1 milion euro ne te kunderten do te vriste ate dhe familjen e tij. Keto kercenime elektronike sipas prokurorise kane ardhur ne dite te ndryshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›