Gjobe 10 mije euro pronarit te farmacise arrestohet

Ilirjan Memo eshte prangosur teksa po ndiqte nga pas pronarin e farmacise te cilit i kishte vene gjoben
TIRAN- Policia e kryeqytetit arrestoi mbremjen e se enjtes ne sheshin Nene Tereza 32- vjecarin Ilirjan Memo pasi prej 20 ditesh dergonte mesazhe kercenuese ndaj pronarit te nje farmacie te njohur ne Tirane duke i kerkuar te paguante ne forme gjobe shumen prej 10 mije euro.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te Drejtorise se Policise ne kryeqytetet dhe institucionit te Prokurorise se Krimeve te Renda te cilet me ndihmen e metodave speciale te hetimit zbuluan dhe urdheruan arrestimin e gjobevenesit Memo.
Sipas ketyre burimeve mesohet se Memo u arrestua ne operacionin e koduar me emrin Mesazhi ne kohen qe po ndiqte levizjet e pronarit te farmacise se njohur ne Tirane me inicialet D.D. Ky i fundit sipas akuzes me 28 gusht 2010 ka gjetur poshte deres se farmacise nje zarf te mbyllur brenda te cilit ndodhej nje plumb i kalibrit 7.62 mm nje njoftim vdekjeje i pa plotesuar dhe nje leter me shkrim dore ku i kerkonte te paguante shumen prej 10 mije euro. Ne kete leter sipas prokurorise gjobevenesi sqaronte edhe menyren e pageses se gjobes nga pronari i farmacise.
Autori i dyshuar Ilirjan Memo me ane te letres kercenuese dhe mesazheve telefonike rreth 40 sms-ve i kerkonte te demtuarit D.D. qe te hapte nje llogari bankare ne nje nga bankat e kryeqytetit dhe me pas te dorezonte parate ne ate llogari.
Me pas terheqjen e tyre autori ta bente nga bankomatet ATM-te pasi i demtuari ti dorezonte karten dhe pinin e kartes per terheqjen e parave-thuhet nga burimet e organit te akuzes.
Gjithashtu keto burime saktesuan se pervec letres kercenuese i dyshuari me numra te ndryshem telefonike ka derguar rreth 40 mesazhe ne numrin personal te pronarit te farmacise duke ia pershkruar levizjet e tija dhe personat me ke i demtuari pinte kafen apo levizte.
Pas marrjes se kallezimit drejtuesit e Prokurorise se Krimeve te Renda ia kane besuar hetimin e ceshtjes prokurorit Ened Nakuci i cili nga hetimet 20 ditore ka arritur te identifikoje autorin e ketyre letrave dhe mesazheve kercenuese. Gjobevenesi eshte arrestuar nga policia ne Sheshin Nene Tereza ne Tirane gjate momenteve per shkuar drejt rruges se Elbasanit me qellim per te kontrolluar levizjet e te demtuarit- thuhet nga burimet.
Pas prangosjes 32- vjecari ka pranuar te gjitha veprimet e tija kriminale duke pranuar se eshte autori i letres kercenuese dhe mesazheve te derguara ne adrese te pronarit te farmacise me inicialet D.D. ku edhe i jane sekuestruar pese aparate telefonike dhe nje sasi kartash nga te cilat e ka konsumuar vepren penale. Ndaj tij tashme eshte regjistruar procedimi penal me nr. 81 per konsumim te akuzes se Shtrengimit per dhenie pasurie.