E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, rrëzohen nga 25 m lartësi, gërvishtet vetëm makina

Autovetura tip "Nisan" me targa NZA 94-24, drejtohej nga  Bledar Shanaj, me banim në qytetin e Vlorës, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe kunatën e tij. Pas disa rrotullimeve, automjeti ka përfunduar në një ledh në fund të humnerës, me pjesën e përparme të ngulur në tokë.

Personat që ndodheshin brenda saj kanë dalë shëndoshë e mirë, duke u kujdesur të mbyllnin dyert e makinës dhe të vëzhgonin me endje disa gërvishtje që ajo kishte marrë në pjesën e parme.
     
Të shokuar, pasagjerët "fatlumë" të mjetit tip "Nissan" e përfunduan udhëtimin drejt Vlorës me furgonë të rastit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›