E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjobiten autobusët e protestës ne Berat

Ndonëse kane kaluar tre jave nga demonstrata e 21 janarit, autoritetet kane gjobitur me shuma mjaft te mëdha shoferet e autobusëve te Beratit qe sollën protestuesit ne Tirane. Penalitetet janë vene nga inspektoret e transportit rrugor te Tiranës dhe për secilin nga 45 mjetet e nisur nga Berati, Kuçova e Skrapari janë prere gjoba 4o mijë lekëshe. Shoferet janë befasuar kur janë njohur me procesverbalet e inspektoreve qe kane vendosur gjobat në 21 Janar në rrugën Tiranë-Durrës, e konkretisht në afërsi te Vorës. Drejtues te PS se Beratit e cilësojnë këtë veprim si një hakmarrje primitive te kryeministrit Berisha. ?Ky ndëshkim është bërë në mënyrë tinëzare, pa dijeninë e askujt, prapa shpine, ashtu siç di të vrasë Sali Berisha dhe Lulëzim Basha. Kurrë më parë, mendjelehtësia dhe injoranca e një kryeministri nuk është paguar më shtrenjtë nga populli se sa sot. Lajmet tronditëse nuk kanë të sosur. Çdo ditë vjedhje, vrasje, tjetërsim prone dhe sikur mos të mjaftojnë plumbat, sot u njohëm me një histori tjetër të pistë e stisur nga Sali Berisha dhe Luli i tij i Ministrisë së Transporteve, na kanë befasuar dhe trishtuar,? shprehen zyrtare te PS. Ne procesverbalet e drejtorisë rajonale te shërbimit te transportit rrugor te Tiranës, motivi i vendosjes se këtyre gjobave është se nuk kane ndaluar kur iu është kërkuar nga inspektoret. Por ne fakt shoferet pretendojnë se nuk u është bere shenje ne asnjë moment qe te ndalojnë.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›