E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radhë për librezën e shëndetit, Fier

Marrja e një libreze shëndetësore ne zyrat e Drejtorisë se Sigurimit te kujdesit shëndetësor ne Fier, është kthyer ne makth për qytetaret. Atyre u duhet te përballen me radhe te gjata, madje me shume se një dite për te siguruar dokumentin. Kjo pasi, si për qytetin ashtu edhe për fshatrat shpërndarja e librezave behet vetëm ne këtë sportel. Me shume ketë situate duket se e vuajnë te sëmuret kronike e te moshuarit qe bëjnë thirrje për marrjen e masave dhe shtimin e sporteleve. Ne zyrën e vetme te ISKSH-së ne Fier, funksionon vetëm një kompjuter me te dhënat e qytetareve qe kërkojnë libreze shëndetësore, çka e ngadalëson edhe me shume procesin. Drejtues te zyrës pohojnë se kane ne projekt marrjen e ambienteve me era, për te ofruar një shërbim me te shpejte për qytetaret.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›