Ribashkohen për 20 vjetor
Nga Express më 13 shkurt 2011 në ora 12:10
Në 20 vjetorin e formimit, grupi “Marigona” po ribashkohet. Prilli është muaji kur ata do të mbajnë një koncert në Prishtinë, me këngët e tyre më të mira për këto vite.
Vullnet Sefaja, Ilir Tolaj, Teoman Ukça, Edon Ramadani dhe Labinot Krasniqi kanë lënë anash gjithçka tjetër për të kujtuar vitet e punës bashkë.
Grupi do të mbledhë të gjithë njerëzit që kishin në përkrahje për dy dekada, duke sjellë një performancë life. Mësohet se koncerti do jetë në gjysmën e parë të muajit prill, kohë kjo kur ata janë formuar si grup dhe do të vazhdojë të mbahet edhe në komuna të tjera.
Ajo që mbetet ende e paqartë është nëse ata do vazhdojnë të bëjnë muzikë për adhuruesit e tyre, apo do i gëzojnë vetëm me këtë koncert!