Shkatërrohet rruga nacionale Fier-Berat
Rruga kombëtare Fier-Berat ne ditët me shi është thuajse e pakalueshme nga mjetet e vogla. Te paktën përgjatë 30 kilometrave traseja është shkatërruar e mbushur me gropa te thella. Me problematike sipas shofereve janë segmentet Fier- Zharrës, Kuman-Roskovec e Strum-Kutalli. Drejtues te ndërmarrjes se rrugëve ne Fier pohojnë se ne amortizimin e këtij aksi kane ndikuar edhe mjetet e tonazhit te rende. Por ata pohojnë se shkak i kësaj gjendje është edhe mosndërhyrja për një kohe te gjate si pasoje e mungesës se fondeve. Çela thotë se është hartuar një projekt për restaurim te përgjithshëm te segmentit nacional, por pritet lëvrimi i fondeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
Shpërndaje