Gjobiten me 90 mijë lekë 3 komisionerët socialistë
03/03/2010 Akuza për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe braktisje e qendrës së votimit
SHKODER- Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër ka marrë në shqyrtim çështjen e tre komisionerëve të PS-së, të cilët u larguan nga qendra e votimit, në zgjedhjet e kaluara parlamentare të 28 qershorit. Në këto zgjedhje Edmond Pjetra, Pjetër Lazri dhe Aurel Hila ishin anëtarë të komisionit të qendrës së votimit 0342 në fshatin Juban komuna Gur i Zi rrethi Shkodër. Të tre këta komisionerë të PS-së u larguan nga qendra e votimit së bashku me vulën e kryetarit të komisionit. Trupi gjykues i kësaj gjykate i kryesuar nga gjyqtari Aleks Nikolli ka dëgjuar fillimisht palët dhe më pas ka vendosur shpalljen fajtor të tre shtetasve në fjalë, nisur nga akuza për konsumim të veprës penale, shpërdorimi detyre, falsifikim të dokumenteve, dhe braktisje e qendrës së votimit. Si masë dënimi trupi gjykues ka vendosur 90 mijë lekë gjobë për secilin prej tre komisionerëve të PS-së. Pas këtij vendimi, avokati Ardian Hajdari ka ngritur si pretendim ndaj dhënies së këtij vendimi, pasi sipas tij është marrë pa konsultën paraprake dhe pa shqyrtimin e provave të paraqitura nga mbrojtja. Tre komisionerët e PS-së, Edmond Pjetra, Pjetër Lazri dhe Aurel Hila, patën ngritur pretendimin në komisionin e qendrës së votimit 0342 në fshatin Juban se ishin 27 fletë votimi më shumë se numri i zgjedhësve. Pas këtij pretendimi të tre kanë ndërprerë për 2 orë procesin e votimit. Njëkohësisht kanë njoftuar KZAZ-në, duke kërkuar dhe mbylljen e votimit në këtë qendër. Kërkesa e tyre është refuzuar ndaj ata janë larguar nga qendra e votimit së bashku me vulën e kryetarit të komisionit të qendrës. Pavarësisht këtij largimi procesi i votimit në këtë qendër është zhvilluar, por në përfundim të votimit rezultuan rreth 100 fletë votimi vetëm me vulën e sekretarit. Kutia e kësaj qendre u refuzua të numërohej në qendrën e numërimit të votave në Bushat. Më pas KQZ dhe Kolegji Zgjedhor e shpalli të pavlefshme.