E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacion antidrogës i policisë së Padovas. Goditet banda shqiptare

19 persona, pjesë e një organizate të drejtuar nga shqiptarë, u arrestuan gjatë një operacioni antidrogë të policisë së Padovas në Itali. Gjatë një viti hetimesh u bë e mundur mbledhja e provave të nevojshme për të vërtetuar veprimtarinë e organizates që merrej me trafik droge, kryesisht heroinë. Lënda narkotike mbërrinte në Itali nga Shqipëria, falë kontakteve që kishin në vendin amë drejtuesit e grupit kriminal. Organizata përdorte shtetas tunizianë, me qëndrim të Padova për shpërndarjen e drogës.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›