E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjobitet CEZ. METE Vendosi sahate te paverifikuar

Kompania e shpërndarjes së energjisë CEZ është gjobitur me 30 milionë lekë nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës. Ministria e Ekonomisë bën me dije se ky vendim për të penalizuar kompaninë CEZ është marrë për shkak të futjes së sahatëve në mënyrë të  paverifikuar përpara përdorimit dhe moszbatimit të ligjit për bashkëvulosjen e morseterisë së aparatit matës.

Ministria e Ekonomisë thotë se edhe pas takimeve të shumta të drejtorisë së metrologjisë me përfaqësues të CEZ-it, nuk është marrë asnjë masë nga këta të fundit. Ndërkohë kompania CEZ në një reagim të sajin tha se eshte ne proces diskutimesh me Drejtorine e Pergjithshme te Metrologjise (DPM) dhe ERE-n ne lidhje me disa çeshtje qe lidhen me zbatueshmerine praktike te amendamenteve te fundit te hyra ne fuqi.

Keto amendamente tha CEZ e detyrojnë Entin e Rregullimit të Energjisë te miratoje nje kontrate tip qe duhet firmosur mes CEZ Shperndarje dhe subjektit te licensuar. Kjo kontrate bën me dije CEZ konsiderohet si jo ne perputhje me ligjin, si e njeanshme dhe ne cenim te parimeve te konkurences dhe verifikimit te drejte te matesave dhe se i sjell kosto kompanise.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›