E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Ekonomise miraton kandidaturat e BSH

Partia Socialiste nuk do të japë votën pro për Adrian Fullanin, i propozuar për t’u bërë anëtar i Këshillit Mbikqyrës të bankës qendore. Qëndrimi zyrtar është bërë publik pas një sërë akuzash që u lëshuan ndaj Fullanit i cili prej 7 vitesh mban postin e Gurvernatorit të Bankëes Qëndrore.  

I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, zoti Adrian Fullani i cilësoi akuzat për korrupsion, përdorim politik si të gënjeshtra dhe për këtë ai tha se gjithkush mund ta vërtetojë këtë.

Komisioni i Ekonomisë miratoi Adrian Fullanin, Elisabeta Gjonin dhe Petraq Milon, tre kandidaturat e propozuara nga Këshilli i Ministrave për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në komision pati debate dhe për procedurën e miratimit të kandidaturave. Partia Socialiste deklaroi votën pro në seancë për Elisabeta Gjonin, ndërsa për Petraq Milon nuk pati deklarime. Gjatë kësaj jave pritet që nga Kuvendi të vijnë propozimet për 5 anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikëqyrës.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›