E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e të përndjekurve politike: Rama të kërkojë falje për firmën e të atit

TIRANE- Ish të persekutuarit dhe të burgosurit politikë kanë protestuar paraditen e sotme para Bashkisë së Tiranës. Të persekutuarit protestuan kundër Edi Ramës ku i kanë kërkuar të kërkojë falje për firmën e të atit që sipas protestuesve vari poetin Havzi Nela. Në shenjë simbolike protestuesit kishin varur në një trekëndësh druri vendimin për varjen në litar të poetit Nela.

Më herët para Bashkisë së Tiranës u zhvillua një tjetër protestë. Rrjeti i nënave dhe vajzave kundër dhunës i bënë thirrje Edi Ramës të kërkojë falje për dhunën që sipas tyre ka shkaktuar në familje.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›