E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjobitet Neymar

Ndoshta koha kalon, por gjykata nuk harron kurrë t’i shqiptojë dënimet. Kjo i ka ndodhur edhe talentit brazilian, i cili vitin e kaluar e kishte fyer gjyqtarin e ndeshjes Sandro Meira Ricci, duke i thënë ‘hajdut’.

Në fakt, pas ndeshjes që Santosi e zhvilloi me Vitorian në gusht të vitit të kaluar, përfaqësuesi brazilian e kishte fyer gjyqtarin për shkak të disa vendimeve, të cilat ishin konsideruar të padrejta nga 19 vjeçari.

Për këtë, Neymar është gjobitur me 15 mijë Reais, që i bie rreth 6 mijë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›