E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania në grevë

Punonjësit e sektorit publik në Britani kanë hyrë në një grevë masive, për të protestuar ndaj planeve të qeverisë për të reformuar sistemin e pensioneve në vend.

Sindikatat pretendojnë që më shumë se dy milionë punonjës nga agjencia kufitare, mësuesit, mbledhësit e plehrave, zjarrfikësit dhe punëtorët e tjerë të sektorit publik do të marrin pjesë në aksionin e planifikuar 24 orësh, duke shënuar grevën më të madhe në Britani në 30 vitet e fundit.

Greva mbylli shkollat dhe të ndërpreu operacionet në aeroporte.

Punonjësit po protestojnë ndaj reformave, që sipas sindikatave do të detyrojë ata të paguajnë më shumë për pensionet e tyre dhe të punojnë më gjatë para se të dalin në pension.

Qeveria thotë se reformat janë të nevojshme për shkak se njerëzit po jetojnë më gjatë dhe se buxheti i qeverisë nuk mund të përballojë pensionet aktuale të shërbimit publik.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka dënuar grevën si "të papërgjegjshme" duke u bërë thirrje sindikatave për të vazhduar negociatat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›