E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikonin drogë si fis, burg anëtarët e 2 grupeve

18/06/2009  Arrestimet në operacionin “Shqiponja”

PARMA- Për dy banda, të përbëra nga shqiptarë, që merreshin me trafik droge, u dha dje vendimi me burg. Bëhet fjalë për operacionin “Shqiponja”, i cili u finalizua në muajin tetor. Bandat trafikonin sasi të vogla heroine, teksa bosi i tyre, Andi Papa ishte kapur në vitin 2007, teksa u akuzua edhe për trafik prostitutash. Organizata e drejtuar nga Papa përfshinte edhe dy vëllezër, Gazmir e Maringlen Ndreca, respektivisht 25 e 21 vjeç si dhe Astrit Rica, 23 vjeç, të tre rezidentë në Parma. Sakaq, ishte shkatërruar edhe një bandë tjetër e përbërë nga disa anëtarë të një fisi. Fillimisht ishte kapur Isuf Çela, 28 vjeç, i cili kishte përzier në këtë linjë trafiku edhe të ëmën, Myzejenin, të motrën Geraldinën dhe kunatin Arian Bejtaga. Në pranga kishte rënë edhe Muharrem Kosta, 25 vjeç.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›