Roja vret bosin e ndërtimit, nuk i jepte rrogën mujore
18/06/2009 Në kompleksin turistik qëllohet 18 herë me thikë 61-vjeçari në Qerret të Kavajës
TIRANE- Një tjetër ngjarje kriminale është regjistruar në fshatin Qeret të Kavajës, ku këtë herë viktimë ka mbetur një biznesmen ndërtimi, i cili është goditur plot 18 herë me thikë nga një punonjësi i tij. Viktima 61-vjeçar është Pajtim Selmani, vëllai i Ali Selmanit, i cili njihet në kryeqytet si biznesmeni më i suksesshëm në fushën e ndërtimit. Lidhur me ngjarjen e rëndë punonjësit e policisë kanë arrestuar në kushtet e flagrancës autorin e krimit 46-vjeçarin Halil Buletini nga fshati Lekaj i Kavajës. Mësohet se krimi i rëndë ka ardhur si pasojë e një grindjeje mes viktimës dhe autorit, i cili prej rreth 4 vjetësh ishte punësuar si roje pranë kompleksit të vilave turistike që administroheshin nga 61-vjeçari Pajtim Selmani. Burime pranë grupit hetimor thanë se për shkak të gjendjes psikike jo të mirë të autorit, deri tani s’kanë mundur të zbulojnë motivin kryesor që çoi në aktin fatal.
Shkaku, hetimet
Gjithsesi nga marrja në pyetje e personave që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima dhe autori Halil Buletini mund të jenë konfliktuar gjatë ditës për rrogën mujore të 46-vjeçarit që punonte si roje nate në kompleksin turistik. Sipas ekspertëve të hetimit, ky konkluzion nuk është përfundimtari, pasi pritet që në ditët në vazhdim të merret në pyetje vetë autori i krimit, nga i cili shpresohet që të hidhet sa më shumë dritë mbi motivet e ngjarjes. Ndërkohë Buletini njihet në zonë si person me sëmundje psikike, ndaj të cilës ai edhe kurohej herë pas here. Tre dëshmitarët e vetëm, që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes, i kanë treguar oficerëve të policisë së Kavajës se ekzekutimi i biznesmenit Pajtim Selmanit ka ndodhur për rreth dhjetë sekonda. Sipas deklarimeve të tyre në polici, ngjarja ka ndodhur në orën 01:30 të mëngjesit të djeshëm ku viktima ishte duke u zbavitur në një nga bilardot që ndodhen afër kompleksit që ishte ndërtuar prej tij. Gjatë kësaj kohe 61-vjeçari Selmani është sulmuar menjëherë nga punonjësi i tij Halil Buletini, i cili në një fare kohë të shkurtër ka mundur ta godasë 18 herë me thikë pronarin e tij. Pas kryerjes së krimit 46-vjeçari Buletini ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes, por pas disa orësh kërkimi ai ka rënë në prangat e policisë së Kavajës. Ndërkohë personat që ndodheshin në momentin e krimit, kanë mundur t’i japin ndihmën e parë, duke e transportuar menjëherë në spital shtetasin Pajtim Selmani, i cili si pasojë e plagëve të shumta të marra në trup, rreth orës 03:00 ka humbur jetën në spitalin e Durrësit. Aktualisht policia ka ngritur dyshimet se zanafilla e kësaj ngjarjeje ka ardhur si pasojë e një sherri për motive të dobëta.