Gjoni: Berisha prek institucionet e pavarura
13/07/2010 Projektligji për SHISH, PS shigjeton ashpër kreun e ekzekutivit
“Fakti që opozita nuk disponon draftin është shumë alarmant”
Deputetët socialistë shprehen të shqetësuar lidhur me qëndrimin e shumicës parlamentare për të kaluar për miratim projektligjin për SHISH-in. Deputeti i PS-së, Ilir Gjoni, ndalur në një moment të tillë, vuri në dukje se “Sali Berisha dhe mazhoranca qeverisëse me sa duket ka vendosur t’u shkojë deri në fund përpjekjeve destruktive për të vënë nën kontroll të gjitha institucionet e pavarura të shtetit”. Madje, sipas tij, në vazhdën e këtyre tentativave është dhe nisma më e fundit për të përfshirë në seancën e datës 22 korrik projektligjin e debatuar të SHISH-it. “Fakti i përfshirjes në seancën e datës 22 korrik 2010, si dhe fakti akoma më shqetësues që deputetëve të opozitës në Komisionin e Sigurisë, me gjithë insistimet e tyre, ende nuk u është vënë në dispozicion drafti që do të kalojë për miratim, është shumë alarmant.
Shqetësimi ynë serioz buron nga fakti se ky projektligj po tentohet të futet sërish në seancë për të realizuar objektivin e Sali Berishës për të vënë nën kontroll SHISH-in”, u shpreh Gjoni gjatë një deklarate për shtyp. Në gjykimin e PS-së, me këtë veprim Berisha kërkon të hakmerret ndaj një raporti që drejtori i SHISH-it bëri para Komisionit të Sigurisë, raport i cili binte ndesh me situatën rozë që mundohet të paraqesë Qeveria sa u përket problemeve të sigurisë në vend, kryesisht luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve e korrupsionit. “Hakmarrja e Kryeministrit ndaj SHISH-it, këtij institucioni kaq të rëndësishëm të sigurisë kombëtare, vihet re edhe në faktin se në projektbuxhetin që është futur për diskutim në Kuvend, buxheti i këtij institucioni është shkurtuar edhe me afërsisht 10%”, vlerësoi Gjoni lidhur me një çështje të tillë. Për këtë arsye, në emër të PS-së, Gjoni paralajmëroi Kryeministrin Berisha se “nëse mendon se përmes dhunës e tiranisë së shumicës mund të bëjë si të dojë, ne e paralajmërojmë të mbajë duart larg këtij institucioni dhe të gjitha institucioneve të tjera kushtetuese, pasi pa më të voglin dyshim do të përgjigjet një ditë për zullumet e tij”.
Qëndrimi
“Reagimi i ashpër i opinionit publik vendas, ekspertëve vendas e ndërkombëtarë, institucioneve e përfaqësuesve ndërkombëtarë, çoi në tërheqjen nga ana e Qeverisë dhe mosfutjen në seancë të këtij projektligji, i cili cenonte pavarësinë e institucionit. Ai me sa duket mendon ta realizojë këtë synim nisur edhe nga fakti se tashmë vëmendja e partnerëve ndërkombëtarë, në gjykimin e tij, mund të jetë e shpërqendruar, për më tepër kur disa prej përfaqësuesve diplomatikë largohen nga vendi në përfundim të mandatit.”