E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjoni: Gjendja po rëndohet, por morali i grevistëve është i lartë

Autori i Lajmit: Redaksia

Ndërsa numri i grevistëve që kanë lënë grevën e urisë si pasojë e përkeqësimit të shëndetit ka shkuar në 11, deputeti socialist Ilir Gjoni deklaroi se morali i grevistëve është shumë i lartë pavarësisht komplikacioneve të ardhura nga mungesa e ushqimit.
“Të gjithë kanë deklaruar se në rast se do të kenë nevojë për ndihmë mjekësore, do ta marrin atë dhe do të rikthehen sërish” u shpreh Gjoni. Deputeti socialist nënvizoi se opozita është e vendosur për të cuar deri në fund kauzën për transparencë.
“Mesazhi për veshet e shurdhët të kryeministrit është se ne nuk tërhiqemi pa u arritur objektivi që kemi” tha Gjoni.
Ky lajm është publikuar: 09/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›