E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjoni Jemi kunder nismes ligji kerkon 2/3 e votave ne Kuvend

Shtetesia

Opozita nuk do te jape voten ne Kuvend per ndryshimin e ligjit per shtetesine. Propozimi i fundit i Kryeministrit Sali Berisha per dhenien e shtetesise shqiptare per te huajt qe investojne mbi 100 mije euro ne Shqiperi nuk do te konkretizohet ne Parlament per shkak se Partia Socialiste refuzon te bashkoje votat me demokratet per miratimin e ketij ndryshimi. Sipas Kushtetutes ndryshimi i ligjit per shtetesine kerkon domosdoshmerish 84 vota ne Kuvend. Nje fakt te tille e ka bere prezent nenkryetari i Komisionit parlamentar te Sigurise socialisti Ilir Gjoni. Ne nje prononcim per median vizive Gjoni tha se ne nje aspekt me konkret juridik do te thosha se gjithmone Kryeministri nxitohet. Ai per fat te keq dhe jam i bindur qe nuk ka pare dhe Kushtetuten. Neni 81 pika 2 nendarja B kur fl et per procesin ligjvenes e ka te percaktuar qarte qe ligji per shtetesine miratohet me 3/5. Pra Kryeministri mesa duket nuk ka qene i ndergjegjshem dhe nuk e di se nga e merr kurajen qe fl et ne emer te shqiptareve kur ne si opozite jemi te vendosur dhe te bindur qe konsensusin per nje ligj te tille nuk do ta japim - tha deputeti socialist Gjoni. Sipas tij dhenia e shtetesise ne kete forme eshte ne dem te interesave kombetare. Shuma prej 100 mije eurosh qe ka deklaruar Kryeministri eshte nje shume e vogel ne terma relative per nje organizate terroriste e cila do te shfrytezoje territorin mundesite apo hapesirat qe do ti krijonte apo mundesonte marrja e shtetesise shqiptare - u shpreh Gjoni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›