E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pastrimi i parave sfide e re per ILDKP-ne

Fenomeni

Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive se fundmi ka konstatuar nje fenomen te perhapur gjeresisht mes zyrtareve te larte te cilet kane detyrim te deklarojne pasurine. Disa zyrtare ne menyre abuzive blejne ne shuma minimale pjese te kapitaleve ne shoqeri tregtare dhe nepermjet tyre perfitojne me pas vlera te konsiderueshme. Keto vlera ne disa raste jane qindra here me shume krahasuar me vleren fillestare. Per te arritur kete lloj perfitimi zyrtaret bejne shitjen e ketyre aksioneve ne nje kohe te shkurter transaksione keto qe ngrene dyshime te arsyeshme per pastrim parash. Duke qene se ne vendin tone nuk ka ende nje rregullim te qarte dhe te kontrolluar mbi shitblerjen e kapitaleve te shoqerive tregtare ILDKP-ja ka synuar ne cdo rast parandalimin ne kohe te cdo rasti te dyshuar nepermjet forcimit te bashkepunimit me Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve perfshirjes se eksperteve te pavarur kontabel ne kete proces dhe forma te tjera te cilat mund te ndihmojne ne zbardhjen e ketyre teknikave fiskale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›