Sulmi izraelit ndaj anijes, në bord dhe tre maqedonas

Në anijen ndërkombëtare me furnizime për palestinezët e cila u sulmua nga anijet luftarake izraelite ndodhen edhe tre shtetas të Maqedonisë, përkatësisht, Jasmin Rexhepi 28 vjeç, Sami Emin 57 vjeç nga Shkupi dhe Seat Ramadani 44 vjeç nga Sllupçani i Kumanovës. Sipas informatave që Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka marrë nga autoritetet e Tel Avivit, emrat e këtyre shtetasve nuk figurojnë në asnjë nga listat e publikuara, por MPJ thekson se situata do të ndiqet më tej, pasi identifikimi i aktivistëve në anije ende nuk ka përfunduar.
“Ambasada jonë në Izrael është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrin e punëve të Jashtme të Izraelit. Informacionet e fundit flasin se anijet kanë mbërritur në portin Azhdat. Atje po kryhen të gjitha kontrollet nga ana e zyrtarëve izraelitë”, tha Borçe Stamov, Përfaq. i MPJ për Marrëdhënie me Publikun.
Kontakti i fundit i aktivistëve nga Maqedonia me familjarët e tyre ka qenë të hënën në orën një pas mesnate.
“Në ora 1 pas mesnate lidhjet ishin në rregull. I pamë edha ata edhe gazetarët e AL Xhazirës, Press TV. Në ora 1 ka filmime se si kanë ndërhyrë ushtarët izraelitë. Informata e fundit që kemi marrë nga përfaqësitë konsullore nga shtetet e tjera, flasin se janë arrestuar nga Izraeli dhe po identifikohet shtetësia e tyre”, u shpreh Mersiha Smajlloviç, Bashkëshorte e Jasmin Rexhepit.
“Ne presim të marrim ndonjë informacion, urgjentisht nga MPJ dhe institucionet e tjera, qeveria dhe presidenti. Po presim se ata janë shtetas tanë edhe pse është babai im, ai është njëkohësisht edhe shtetas i Maqedonisë dhe presim përgjigje sa më të shpejt” Fuat Emin, Djali i Sami Emin.
Ndërkohë tre shtetasit nga Maqedonia janë bërë pjesë e këtij aksioni humanitar përmes thirrjes ndërkombëtare në internet ‘Free Palestina”.
Gjyltene Rexhallari < I mëparshmi