Prishtinë, incidenti në veri, opozita fajëson qeverinë

Opozita në Kosovë ka fajësuar Qeverinë për tensionet e krijuara të dielën në Mitrovicë, ku policia evitoi përleshjen midis protestuesve shqiptarë dhe serbë mbi urën e lumit Ibër. Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi thekson se dështimi i qeverisë për të ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve serbe u ka lënë hapësirë qytetarëve që të reagojnë.
“Institucionet duhet ta marrin situatën në dorë, të bëjnë veprime konkrete që lejojnë zbatimin e Kushtetutës së Kosovës. Asnjë shet nuk lejon që brenda territorit të vet të ketë instrumente të një shteti tjetër. Prandaj, në këtë rast ne nuk kemi të bëjmë shumë me qytetarët e veriut por kemi të bëjmë me instrumentet e një shteti tjetër që ndërhyjnë në shtetin Kosovës”, deklaroi Ahmet Isufi, Nënkryetar i AAK-së.
“Skenat e djeshme atje dhe mbajtja e zgjedhjeve e krijojnë impresionon që ne nuk kemi qasje dhe do ta kemi të vështirë qasjen andej. Por ne nuk duhet të humbin kurajën dhe duhet të punojmë për të implementuar strategjinë e integrimit të veriut me gjithë instrumentet e saj të mundshme”tha Ibrahim Gashi, Nënkryetar i AKR-së.
Ndërsa Kryeministri Thaçi tha se Qeveria ka bashkëpunuar ngushtë me faktorin ndërkombëtar për zhvillimet e ditës së dielë në Mitrovicë. “Të gjitha angazhimet tona sa i përket zhvillimeve të djeshme kanë qenë të koordinuara me autoritetet ndërkombëtare. Ne do të punojmë maksimalisht për implementimin e strategjisë së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe atyre ndërkombëtare për sundimin e Ligjit, për organizimin e zgjedhjeve të lira edhe në 3 komunat, për formimin e komunës së re dhe aspektet socio-ekonomike”, tha Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës.
Kreu i Qeverisë tha se institucionet e vendit do të vazhdojnë punën për zbatimin e strategjisë për veriun dhe për organizimin e zgjedhjeve të Republikës së Kosovës në tri komunat veriore.
Bul Salihu