E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, zhdukja e 6-vjeçares. Tre milionë lekë për informatorët

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj ka dhënë mbështetjen e tij për forcat blu të qyetit të Kukësit për zbardhjen e plotë të ngjarjes së 22 maijt në fshatin Zapod ku 6 vjecarja Bleona Mata u zhduk në rrethana të mistershme .Burgaj ka urdhëruar edhe rritjen e vlerës së shpërblimit për këdo që jep informacion të saktë për vendodhjen e vogëlushes.

"Policia e shtetit në bashkëpunim me prokurorinë po intensifikojnë maksimalisht hetimet rreth kësaj ngjarjeje me qëllim që të arrijmë në zbardhjen e së vërtetës rreth kësaj ngjarjeje të rëndë. Drejtoria e Policisë së qarkut ka vënë në dispozicion një shumë rreth 500 mijë lekë të reja. Që në këtë moment kam urdhëruar që shuma të shkojë 3 milionë lekë të reja për cdo informacion të vlefshëm rreth kësaj ngjarjeje. Kemi disa informacione dhe po përqëndrojmë pistën më të mundshme për të arritur në zbardhjen e ngjarjes", thote Hysni Burgaj, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Më tej kreu i policisë së shtetit ka theksuar arrijtjet e institucionit që drejton në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike si dhe krimit të organizuar. Gjatë takimit të kreut të policisë së shtetit me strukturat e policisë në Kukës u nënvizua marrja e masave për lëvizjen e lirë të pushuesve dhe turistëve Kosovarë dhe ata të huaj gjatë sezonit turistik.Aksi Morin-Tuneli i Kalimashit do ketë shërbime dhe kontrolle të vecanta nga policia si dhe do të krijohen lehtësira gjatë kalimit në Doganën e Morinit.

Flutura Tota < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›