E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rozana Radi rrefehet ne prokurori Rezarta me rrahu

Jep shpjegime para oficerit dorezon sms-te e derguara nga Shkurta. Dy ore deklarime ne prokurori per zanafillen dhe naten e ngjarjes

Pas Rezarta Shkurtws radhen per te deshmuar ne prokurori e ka pasur e demtuara Rozana Radi. Per gati dy ore oficeri Elion Mustafaj ka marre ne pyetje kengetaren Rozana Radi lidhur me ngjarjen rrethanat si ka nisur perplasja mes dy kengetareve dhe cfare ndodhi ate nate. Gjate deshmise se saj kengetarja Radi ka hedhur poshte pretendimet e Rezarta Shkurtes dhe e akuzon ate se e ka qelluar sapo ka ndalur makinen per te dale ne takim. Bashkeshorti i saj hyri ne mes qe te na ndante por nuk kisha mundesi te mbrohesha pasi isha ulur ne makine. Edhe ai me mbante mua dhe jo Rrezarten qe me qellonte - ka shpjeguar para oficerit te Policise Gjyqesore e demtuara Rozana Radi. Sipas burimeve nga akuza referuar shpjegimeve te dhena nga te dyja kengetaret e perfshira ne zenke gjithcka ka nisur ne reality show-n ne Kosove Shpija. Mesohet nga burime prane akuzes se kengetarja Radi ka dorezuar edhe disa sms sipas saj kercenuese dhe fyese por qe per permbajtjen e tyre organi i akuzes nuk jep detaje. Rozana Radi eshte pyetur per me se dy ore nga oficeri ne cilesine e personit deklarues dhe qe ka dijeni per ceshtjen. Dy dite me pare para prokurorit te ceshtjes Ervin Karanxha ka dhene shpjegime Rezarta Shkurta e cila akuzohet per ushtrim dhune ndaj koleges Radi. Ajo ka deshmuar per kohen kur ka nisur debati mes tyre urimin qe i ka bere pas Kenges Magjike per te shuar keto merira qe kishte mes tyre fyerjen dhe mashtrimet sipas saj ne nje emision televiziv nga kolegia Radi dhe me pas takimi qe degjeneroi ne rrahje mes tyre. Kengetarja Shkurta ka deklaruar se bashkeshorti i saj nuk eshte perfshire fare ne ngjarje dhe se eshte munduar ti ndaje ndersa ka deklaruar se u gjet perballe fyerjeve dhe sharjeve nga Radi ndaj dhe reagoi dhunshem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›