Topi nderon dhjetoristet 90 Nder i Kombit

Presidenti i Republikes Bamir Topi nderoi dje grupimin Dhjetor lsquo90 me Urdhrin Nderi i Kombit ne nje ceremoni zyrtare te organizuar ne mjediset e Presidences. Kryetari i Shtetit ne shenje vleresimi i dorezoi kryetarit te ketij grupimi zotit Bislim Ahmetaj urdhrin e larte dhe dekretin perkates me motivacionin Per kontribut madhor e vetemohim te jashtezakonshem ne vendosjen e pluralizmit dhe demokracise ne Shqiperi per shembjen e sistemit diktatorial e rrezimin e simboleve te komunizmit si dhe per ruajtjen me besnikeri e percimin e vlerave demokratike e atdhetare.
Presidenti theksoi se te drejtat e njeriut dhe barazia njerezore para ligjit te kerkuara me force nga studentet dhe pedagoget ne ate dhjetor te ftohte e te lagesht te vitit lsquo90 sherbyen si paraprijes te atyre standardeve dhe parimeve demokratike qe na mundesuan sot te jemi anetare te NATO-s dhe te aspirojme per tu bere edhe zyrtarisht pjese e familjes se madhe evropiane. Jashte fjales se tij nuk mbeti ish-lideri i Dhjetorit Azem Hajdari per te cilin tha se ka qene njeri i aksionit njeri i veprimit njeri i mbrujtur fort me vetemohim. Jo pa qellim bera nje pauze. Do te thoni ju pse nuk ishte i perfshire ne fjalim. Ai nuk eshte i perfshire ne fjalim sepse ai eshte gjithmone i perfshire ne mendjen dhe zemren tone ne mendjen dhe zemren tuaj. Ky eshte i paharrueshmi Azem Hajdari
E ndava ne menyre te vecante sepse ai gjithmone ka qene pjese e atij formimi qe nuk i ka dashur shume ceremonite. Te gjithe e kemi njohur nga afer. Ka qene njeri i aksionit njeri i veprimit njeri i mbrujtur fort me vetemohim. Kjo eshte arsyeja qe nuk ka nevoje te futet neper fjalime sepse ai eshte gjithmone i perfshire ne ceremoni te tilla dhe kush me shume sesa ai e kishte sot vendin qendror ne kete fjale. Kjo qe arsyeja qe une e ndava me vete - deklaroi kreu i shtetit. Sipas z. Topi ne ate dhjetor te vitit 1990 nuk kishte emra te pervecem nuk kishte udheheqes te sprovuar dhe ndjekes besnike nuk kishte gjenerale dhe ushtare te bindur por kishte vetem pjesemarres aktive ne ate levizje qe ktheu rroten e historise shqiptare ne udhen e duhur. Kishte studente dhe pedagoge kishte intelektuale punetore te perndjekur dhe me biografi te paster kishte tiranas shkodrane vlonjate tropojane fierake lezhjane e sarandjote madje edhe studente nga Kosova - te gjithe te barabarte dhe te gatshem per te bere edhe sakrificen me sublime per fitimin e lirise dhe demokracise per te gjithe shqiptaret Keto ishin tiparet thelbesore qe e karakterizuan levizjen tuaj bashkimi barazia dhe vetemohimi - theksoi Presidenti Bamir Topi. Madje - shtoi Topi - qysh njezet vjet me pare ju dhate edhe nje shembull mjaft domethenes mbi funksionimin e duhur te demokracise me 11 dhjetor 1990 paradite u perzgjodhen perfaqesuesit e secilit fakultet te cilet do te shkonin ne takim me Presidentin e atehershem per ti kerkuar pluralizmin politik. Nga cdo fakultet ju zgjodhet ne nje menyre shume demokratike me vote te hapur e te drejtperdrejte me transparence qytetari dhe qetesi perfaqesuesit tuaj qe do tu jepnin ze dhe argumente kerkesave tuaja politike. Ky cast historik mund te konsiderohet si zgjedhja e pare e lire e ndershme dhe demokratike ne Shqiperi pas 45 vjeteve diktature. Ju arritet tia dilni mbane ti dhuronit Shqiperise jo vetem pluralizmin por edhe te paren parti politike te themeluar pas dekadash mbreterimi absolut te vetem nje partie e cila nuk perfaqesonte kurrsesi interesat e mbare popullit deklaroi Presidenti Topi.
Ne kete ceremoni ishin te pranishem anetare te grupimit ish-studente dhe pedagoge pjesemarres ne Levizjen Studentore Shqiptare te viteve 1990-91 deputete aktuale te Kuvendit te Shqiperise dhe ish-deputete perfaqesues te pushtetit vendor familjare te Heroit te Demokracise Azem Hajdari si dhe anetare te kabinetit te Presidentit. Ne shenje vleresimi iu dorezua kryetarit te ketij grupimi z. Bislim Ahmetaj urdhri i larte dhe dekreti perkates me motivacionin Per kontribut madhor e vetemohim te jashtezakonshem ne vendosjen e pluralizmit dhe demokracise ne Shqiperi per shembjen e sistemit diktatorial e rrezimin e simboleve te komunizmit si dhe per ruajtjen me besnikeri e percimin e vlerave demokratike e atdhetare.