Gjoni: Vrasësi i deputetit Fatmir Xhindi u lejua të ikë në Greqi dy ditë pas vrasjes (sondazh)
Në parlament u ngjit në foltore deputeti Ilir Gjoni, i cili mbulon çështje të rendit e të sigurisë në rangjet hierarkike të PS-së. Dhe foli pikërisht mbi këtë argument, duke evidentuar të dhëna interesante, që nuk u përgënjeshtruan nga askush në sallën e Kuvendit. Vetëm këta 10 muaj u arrit numri i 100-të i të vrarëve. Po vetëm në këta 10 muaj janë 18 banka të nivelit të dytë, të cilat janë sulmuar me armë. Për të mos kaluar te rasti i atentateve të tipit mafioze siç është rasti i gjyqtarit në Vlorë, tha ai mes të tjerash.
Por sishin këto më të rëndësishmet. Përmendi dhe rastin e Fatmir Xhindit, rreth të cilit zbuloi një detaj të panjohur më parë: I dyshuari kryesor mbi vrasjen e deputetit Xhindi është lejuar të ikë në Greqi dy ditë pas vrasjes. Ai iu drejtua kryeministrit Berisha me fjalët: Le të na tregojë Kryeministri Sali Berisha se çfarë urdhrash ka dhënë ai kur është informuar nga institucionet e sigurisë për të dyshuarin kryesor mbi vrasësin e Fatmir Xhindi dhe pse e lejoi ai atë person të largohej dy ditë pas vrasjes drejt Greqisë.
Gjoni e la me kaq. Nuk u shty më tej, dhe nuk kuptohet pse, pasi kjo gjë është tmerrësisht e rëndë. Berisha nuk i është përgjigjur kësaj akuze. Ai nuk ishte në sallë në momentin që Gjoni po fliste.
respublica.al
Foto Reuters: Nga varrimi i deputetit Xhindi
SONDAZH
Note: There is a poll embedded within this post, please visit the site to participate in this post's poll.