E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta gjyq La Republica-s

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Ardit Çela ka paraqitur para medieve disa vendime të drejtësisë italiane, ku gazeta në fjalë dënohet me 50 mijë euro dëmshpërblim ndaj Metës për shpifje.

“Kam këtu para jush të 3 vendimet, atë të Gjykatës së Shkallës së Parë të Romës, atë të Gjykatës së Apelit si dhe vendimin përfundimtar të Gjykatës së Kasacionit të këtij viti. Kjo gazetë jo-serioze, e cila është dënuar edhe më parë për shpifje dhe manipulime, ka guxuar përsëri të fabrikojë një të ashtuquajtur intervistë të z. Ilir Meta, me qëllim interesash të luftës së brendshme politike në Itali”, theksoi ai. 

Për këtë arsye, Çela tha se kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Meta do të padisë sërish gazetën La Republica, teksa nënvizon se gazeta ka shpifur dhe trilluar edhe intervistën e publikuar ditët e fundit. “Me këtë rast dua të konfirmoj edhe një herë, në emër të z. Meta se drejtuesi i gazetës L’Avanti, z. Lavitola, të cilin sikurse ka deklaruar më parë, z. Meta e njeh prej kohësh si përfaqësues të medias italiane, ka qenë i pranishëm në një konferencë shtypi gjatë vizitës zyrtare të z. Meta në Romë, ashtu si edhe shumë gazetarë të tjerë. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me z. Frattini, është përshëndetur me z. Lavitola, ashtu si me shumë gazetarë të tjerë italianë dhe shqiptarë, në hollin e ambienteve të konferencës”, sqaro ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-21 15:25
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›