Hiqjani “ombrellën” korrupsionit!

Imuniteti është shpesh herë një “ombrellë” e mirë për zyrtarët e lartë.
Për ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, privilegjet e imunitetit duhet të hiqen. "Lufta kundër korrupsionit nuk është më shumë sesa një dyluftim verbal. Ai nuk ka të bëjë shumë me drejtimin e akuzave, por me të mbajturin e vetes dhe atyre që kanë poste me përgjegjësi. Privilegjet e imunitetit nuk duhen lejuar; askush nuk duhet të jetë mbi to; askush nuk duhet të ketë imunitet që e lejon atë të vjedhë nga e mira e përbashkët, pa u ndëshkuar", deklaroi Arvizu në fjalën e mbajtur sot gjatë ceremonisë përmbyllëse të programit të Sfidës së Mijëvjeçarit në Shqipëri.
Në këtë drejtim, diplomati i SHBA-ve, shprehu gatishmërinë e qeverisë amerikane për të ndihmuar Shqipërinë që t'ia dalë mbanë në luftën antikorrupsion, pasi siç tha ai "anëtarësia në BE e Shqipërisë dhe në NATO varet nga kjo, edhe pse shqiptarët e meritojnë këtë".
Pavarësisht arritjeve, Arvizu tha se fenomeni i korrupsionit qëndron ende në krye të agjendës së qeverisë shqiptare dhe në krye të agjendës së qeverisë së SHBA-së. "Ne kemi folur shumë për korrupsionin, sesi ai e dobëson besimin e publikut, sesi e komprometon të drejtën e pronësisë; gjithashtu ai u përmend dhe në progres raportin e BE-së. Do doja të përsërisja deklaratën e ambasadorit të BE-së, Ettore Sequi javën e kaluar, se partitë duhet ta shohin këtë si një mundësi për të rivlerësuar dhe për të gjetur mënyrën sesi të çohet përpara agjenda evropiane", theksoi ambasadori.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha, i cili ftoi edhe një herë opozitën që të bashkëpunojë për të miratuar ligjin për heqjen e imunitetit. "Ftoj sërish opozitën që të lemë mënjanë kundërshtitë dhe të punojmë aty ku bashkohemi. Së fundmi, krahas opsionit për të hequr imunitetin me ligj organik, të sugjeruar nga Komisioni i Venecias, u mbështet nga ekspertë ndërkombëtarë edhe opsioni për ndryshimin e Kushtetutës. Unë garantoj opozitën se jam i gatshëm për secilin nga këto dy variante", tha kryeministri.
"Le të heqim dorë nga kushtet për hequr imunitetin tonë, por le të heqim imunitetin sa më shpejt në dëshmi të përgjegjësisë sonë ndaj qytetarëve shqiptarë dhe atij parimi të madh që është barazia para ligjit. Ndaj, besoj se nëse i lëmë kondicionalitetet, ne mund të japim frytet e para të një bashkëpunimi, me interes shumë të madh për të sotmen dhe të ardhmen e vendit", tha kreu i qeverisë.
Berisha shtoi se lufta kundër korrupsionit është kushti themelor për zbatimin e reformave dhe suksesin e tyre. "Në mënyrë absolute, kurrë ndonjëherë kjo luftë nuk mund të pushojë dhe nuk mund të ketë asnjë moment që të gjendesh i qetë. Unë nuk jam aspak fatalist, por qenia njerëzore ka gjenet e babëzisë, ndaj dhe duhet mbrojtur që të mos kalojë në afera korruptive, dhe mbrohet përmes procedurave dhe ligjeve, mbrohet mbi të gjitha nëpërmjet transparencës dhe ndëshkimit", u shpreh Berisha. /S.Ll/Start/
2011-10-21 14:00