Rama-Saninos: Opozita e gatshme për reformat integruese

Sannino theksoi rëndësinë e përmbushjes të të gjitha prioriteteve të vendosura nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë brenda një afati kohor sa më të shkurtër.
Gjatë këtij takimi, Rama i shprehu zotit Sannino vlerësimin për raport progresin e publikuar pak ditë më parë, të cilin e konsideroi si një instrument të rëndësishëm për demokratizimin e shoqërisë.
Kreu socialist ritheksoi edhe njëherë rëndësinë që ka për Shqipërinë dhe shqiptarët procesi i integrimit Evropian të vendit, duke shprehur gatishmërinë e plotë të opozitës për të bërë gjithçka mundet në funksion të intensifikimit të këtij procesi.
Rama e njohu nga afër zyrtarin e lartë të Komisionit Evropian edhe me platformën me 10 pika që opozita shqiptare ka propozuar për ta nxjerrë vendin sa më shpejt nga kriza politike dhe për t’i dhënë zgjidhje problemeve themelore të shprehura qartë edhe në opinionin e Bashkimit Evropian. /Start/
2011-10-21 12:29