E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetehelmimi i adoleshentes kerkohen tabulatet e telefonit

Policia Po zbardhim motivin qe coi 16-vjecaren drejt ketij akti

Hetimet per vetevrasjen e adoleshentes 16-vjecare ne ambientet e nje shkolle private ne Tirane mbeten peng i tabulateve te telefonit. Ne vendin e ngjarjes policia ka gjetur nje telefon te vajzes se re e cila u vetehelmua me fostoksine dhe nga keqyrja paraprake eshte vene re se ajo fliste shpesh me nje numer telefoni keshtu qe eshte kerkuar nga kompania celulare qe te zbardhen tabulatet e saj me qellim per te gjetur shkakun dhe per te vleresuar dyshimet e hedhura per aktin e ndermarre nga adoleshentja familja e se ciles jeton ne Fushe-Kruje.

Me 2 nentor adoleshentja Edenisa T. eshte derguar ne shkollen private ku ishte regjistruar. Ajo eshte shoqeruar nga babai i saj nga Fushe-Kruja por pa kaluar shume kohe ky i fundit eshte njoftuar se vajza e tij ishte vetehelmuar dhe ndodhej ne gjendje te rende ne Spitalin Ushtarak. Ajo nuk ka mundur te mbijetoje nga sasia e fostoksines te cilen e kishte konsumuar ne nje kohe te shkurter. Dyshimet per vetevrasjen e saj e cila nuk ka pranuar te tregoje asgje pse e kishte ndermarre kete akt kane bere qe policia e kryeqytetit te nise hetim per te. Ne keto kushte ne vendin e ngjarjes ne ambientet e shkolles private qe ndodhet prane autostrades Tirane-Vore jane derguar sherbimet e Komisariatit Nr. 6 qe kane kryer veprimet e para hetimore. Aty eshte mesuar nga nxenesit se ajo dyshohet se kishte pasur nje konflikt ne familje dhe qe mendohej se kishte mbetur shtatzene me nje person. Kjo ka bere qe ne vendin e ngjarjes te shkojne edhe oficeret e antikrimit te cilet kane marre ne pyetje disa persona duke mos perjashtuar edhe shoqet e vajzes 16-vjecare. Grupi hetimor ka sekuestruar edhe shenimet e vajzes por brenda tyre nuk eshte gjetur asgje ne lidhje me motivin qe e kishte detyruar ate te veteflijohej. Nderkaq policia ka gjetur edhe nje telefon brenda te cilit ndodhej nje numer qe kishte kontaktuar me teper gjate koheve te fundit.

Duke mbledhur keto fakte si dhe deshmite e te njohurve te adoleshentes grupi hetimor dyshon se ka te beje me nje rast te shkaktimit te vetevrasjes nga persona te tjere. Por per te vertetuar dicka te tille sic shprehet grupi hetimor nuk eshte e lehte keshtu qe dosja i eshte derguar prokurorise. Sipas te dhenave hetimore grupi hetimor ka kerkuar zbardhjen e tabulateve te telefonit te vajzes per te pare gjithe bisedat e kryera me qellim identifikimin e personave me te cilet ka komunikuar. Keta persona me vone do te merren ne pyetje duke shpresuar ne zbardhjen e ngjarjes se rende ku mendohet se pas saj fshihet nje skandal per marredhenie intime mes mesuesve dhe nxenesve. Madje shoqet e saj kane treguar per policine se familja dyshonte se ajo kishte ndonje lidhje sic ajo ka folur me pare me to pavaresisht se nuk sqarohet me teper nese lidhja ishte ne shkollen private ku ishte regjistruar apo ne shkollen ku ka qene me pare.

Vajza e re u gjet ne momentet e fundit te jetes nga nje person i personelit te shkolles i cili menjehere ka njoftuar autoritetet e shkolles dhe me pas e kane nisur per ne spital. Gjate rruges ajo nuk ka treguar asgje por sic eshte shprehur i ati ne polici ajo ishte ankuar se kishte dhimbje barku. Duke u nisur nga te gjitha te dhenat policia tha se dyshohej qe ajo i ka dhene fund jetes pasi per te eshte menduar se ka mbetur shtatzene. Ne keto kushte trupi i pajete i saj eshte derguar ne morgun e Tiranes ku ekspertet e Mjekesise Ligjore kane kryer gjithe veprimet e nevojshme. Madje nga Mjekesia Ligjore eshte deklaruar per Shqip se vajza e re kishte kryer marredhenie seksuale por nuk ka rezultuar se ishte shtatzene apo nese ka qene me pare. Te gjitha keto po vleresohen nga grupi hetimor per te zbardhur plotesisht vetevrasjen e 16-vjecares qe ka lene te shtangur opinionin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›