E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te afermit e Xhindit ne greve urie ne mes te javes

Akuza Ilir Xhindi Dosja ka zene pluhur qe nga muaji korrik

Familjaret e deputetit Fatmir Xhindi te vrare ne 2 maj te 2009 ne rrethana ende te pasqaruara do te futen ne greve urie ne mesin e javes se ardhshme. Lajmi behet i ditur per gazeten Shqip nga vellai i deputetit te ekzekutuar Ilir Xhindi i cili ka perfaqesuar familjen Xhindi gjate te gjitha daljeve publike dhe peticioneve te kryera qe pas vdekjes se te afermit te tyre.

Ndoshta diten e enjten do te futemi ne greve urie. Na duhet ende disa dite kohe derisa te bejme te gjitha pergatitjet. Pa diskutim qe Roskoveci do te jete vendi ku do te futen te gjithe ata qe jane shprehur te gatshem per greven e urise. Ndoshta do te zgjidhet kinemaja e qytetit per te cilen kemi folur me drejtuesit e bashkise. Ne rast se nuk lejohet ai mjedis mund te gjejme po nje vend tjeter publik por gjithnje ai do te jete ne Roskovec pasi aty lindi u rrit dhe perkushtoi gjithe jeten e tij Fatmir Xhindi ka thene per Shqip Iliri vellai i deputetit te vrare me bresheri kallashnikovi ne prag te shtepise dy majin e vitit 2009. Personat qe do te futen ne greve urie do te jene afro 20 dhe pjesa me e madhe do te jene familjare. Do te jemi te gjithe vellezer djemte kusherinjte pse jo edhe motrat. Nderkohe qe ka pasur interesim edhe nga banore te shumte te komunitetit te Roskovecit dhe me gjere ka vijuar me tej deklaraten e tij Ilir Xhindi. Nderkaq nga drejtuesit e PS-se ne Roskovec por edhe ne Fier mesohet se anetare dhe simpatizante bashkekohes te Fatmir Xhindit jane shprehur te gatshem qe edhe ata te perfshihen ne greven e urise. Greva do te behet me komision dhe per te jane njoftuar si institucionet vendore dhe ato qendrore madje edhe spitali me qellim qe grevisteve tu ofrohet sherbim mjekesor ne rast nevoje.

Kerkesa e vetme qe kane te afermit e Fatmir Xhindit eshte zbardhja e vrasjes se ketij te fundit. Angazhim serioz te strukturave te shtetit me qellim nxjerrjen e emrit qe ka qelluar mbi vellain dhe njeriun tone te dashur. Shohim qe dosja e tij eshte mbyllur. Qe nga muaji korrik i ketij viti sa here qe kam shkuar si ne Prokurorine e Fierit dhe ate te krimeve te renda nuk me eshte dhene asnje shpjegim. Hetimet nuk kane ecur dhe per afro gjashte muaj duket sikur dosja ka zene pluhur ka akuzuar Ilir Xhindi. Ndersa e pyet per dyshime konkrete ku familjaret dyshojne Ilir Xhindi thote se ato jane strukturat shteterore. Pak muaj pas vrasjes se Fatmir Xhindit ndersa autoritetet shteterore nuk po jepnin nje emer per vrasjen mafioze te deputetit socialist te afermit kane thene se do te kene vetegjyqesi. Kurse sot ata shprehen se Nuk kemi te ardhura per nje gje te tille. Por ne rast se arrijme te marrim borxh patjeter qe do te kerkojme dhe do te paguajme per nje hetim nderkombetar dhe privat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›