E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjorice nxenesit mesim ne kushte skandaloze

Burrel

Dhjetera femije te fshatit Lubalesh ne rrethin e Bulqizes zhvillojne mesim ne kushte skandaloze. Si ambiente shkollore shfrytezohet nje ish-magazine e kooperatives bujqesore e cila nuk ploteson as kushtet me minimale pasi muret jane me lageshti mungojne dyert dritaret dhe tualetet. Prej me shume se 20 vitesh nuk eshte investuar asnje qindarke per rikonstruksionin apo aq me teper per ndertimin e tyre. Pas termetit te para nje viti nuk u akordua asnje qindarke ndihme per rikonstruksionin e godines shkollore ndonese ajo eshte gati e rrenuar. Nderkaq nje tjeter problem per kete zone eshte mungesa e rruges automobilistike. Keshtu nxenesit qe mbarojne arsimin 9-vjecar kane pak mundesi per te ndjekur arsimin e mesem pasi u duhet te shkojne cdo dite ne Shupenze qe ndodhet rreth 1.5 ore larg. Para disa viteve u dha nje fond investimi per ndertimin e kesaj rruge por punimet mbeten ne gjysme per mungese fondesh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›