Pandeli Pasko Vjen Kuteli ekonomist
Presidenti Topi u dorezon titullin e larte familjareve ne nje ceremoni ku ishin te pranishem miq dhe ata qe e kane njohur nga afer shkrimtarin. I biri Pandeli Pasko e quajti perfundimin e nje odiseje kete dekorim ndersa lajmeron botimin se shpejti te librit Shenime ekonomike nje vellim qe zbulon Kutelin ekonomist
Semundjet dhe brengat me brehne me hengern. Une e shoh tani vdekjen si nje lirim nga dhembjet. Nuk e dua po nuk e largoj dot. E shoh se afrohet me cik. Me vjen keq se do ti le femijet te vegjel pa krah mbase ne vobekesi te madhe ne pamundesi per tu arritur synimeve. Pensioni im nuk do te mjaftoje. Skam lsquovjete sherbimi. Domosdo 22 vjet jashte. Edhe atje kam punuar sa jam shuar por keta vjete pune nuk peshojne per efekt pensioni. Fati im i keq fati i tyre i keq. Ndofta pas vdekjes kur te pushojne pasionet dhe urrejtjet shteti yne mund tju ndihmoje per hir te punes sime se kaluar ne gazetari dhe letersi qe ne moshe te njome dhe sidomos ne fushen ekonomike. Keshtu shkruante Mitrush Kuteli ne letren-amanet lene se shoqes tri dite para se te mbyllte syte. I cilesuar si nje prej prozatoreve me te shquar te letersise sone ai qe ia celi i pari rrugen kritikes letrare Kuteli deri ne vitet lsquo90 u ndalua dhe u mohua. Dy dekadat e fundit kane sherbyer per te rehabilituar figuren e tij e per te ridimensionuar letrarin. Dekorimi qe Presidenti Topi i beri dje Mitrush Kutelit me Urdhrin Nderi i Kombit pas vdekjes eshte ne radhen e ketyre veprimeve. Ndoshta shume pak per ate cka Kuteli i la ketij vendi. Ne nje ceremoni te zhvilluar ne Presidence vec familjareve dhe te afermve ishin te pranishem edhe ministri i Kultures Rinise dhe Sporteve Ferdinand Xhaferaj shkrimtare perkthyes studiues e akademike te njohur. Me ane te Urdhrit Nderi i Kombit Presidenti Topi shprehu vleresimin dhe nderimin me te larte te shtetit shqiptar per personalitetin e shquar ne levrimin e artit poetik dhe modernitetin e prozes shqipe mjeshtrin e perkthimit te kryeveprave te letersise boterore ne gjuhen shqipe kritikun me stil dhe kendveshtrim origjinal ne trajtimin e shume dukurive letrare. Ne emer te familjareve dhe te afermve te Dhimiter Paskos te pranishmit ne kete ceremoni i ka pershendetur djali i tij zoti Pandeli Pasko i cili se bashku me te motren Atalanta Pasko jane kujdesur per doreshkrimet e Kutelit sipas amanetit te shkrimtarit. Ne emer te familjes sone dhe me gjere falenderoj Presidentin e Shqiperise z. Bamir Topi per dekoraten me te larte te vendit lsquoNderi i Kombit per njeriun tone Mitrush Kutelin. Me kete akt kthjelltesie zoti President i dha fund odisese se dekorimit te Kutelit aq te deshiruar nga dashamiret e popullit e sidomos nga intelektualet e Pogradecit te Tiranes e te gjithe Shqiperise dhe cuditerisht aq fort te zene ne leqet e ngaterruara e tinezare te kohes qe po kalojme te tranzicionit te tejzgjatur ka thene ne fjalen e tij Pasko duke kujtuar se Kuteli nuk kontribuoi vetem ne letersi por edhe ne fushen ekonomike. E vecanta e ketij dekorimi eshte se Kutelit i mjaftoi vetem njera pjese e veprimtarise se tij per te arritur te nderohet me kete dekorim te larte. Pjesa tjeter ajo e veprimtarise se tij ne plan ekonomik e financiar po aq e madhe dhe e rendesishme sa ajo letrare dhe qe i solli rreziqe te medha jete ne Rumani e ne Shqiperi mbetet ende e pazbuluar dhe e pavleresuar. Me gjithe pluhurin e madh qe le pas koha jemi ne 103-vjetorin e lindjes dhe ne 43-vjetorin e vdekjes na vjen mire qe ne kete salle ka shume njerez qe e kane njohur drejtperdrejt Kutelin i kane degjuar fjalen i kane njohur vuajtjet e brejtjet. Dhe brejtja me e madhe per Kutelin nuk ishte vetja e tij por Shqiperia. Shqiperi per Kutelin ishte edhe Kosova dhe tere trojet shqiptare. Me gjithe lsquofjetjen e fjaleve te pathena ne savanin e harrimit qe gjema e nema e diktatures i hodhi ne shpine ne burgje e ne kenete Maliqi Kuteli arriti te mbijetoje jo vetem fizikisht por edhe me artin e tij. Qendroi nuk thuri lavde per regjimin por fjale te embel shqipe ka perfunduar fjalen e tij i biri. Pikerisht per te njohur Kutelin ekonomist Pandeli Pasko ben te ditur se projekti me i afert ka te beje me botimin qe mban titullin Shenime ekonomike. Eumlshte nje liber qe Kuteli e futi ne shtyp sa ishte gjalle por qe nuk u perfundua. Per Kutelin per jeten per vepren dhe per punet e tij duhej te flitej gjate. Por ashtu sic ai vete ka thene Kam punuar shume kam dashur shume kam gabuar shume. Tani jeta shkoi nuk kthehet dot nuk ndreqet dot.