Nje filxhan kafe ne dite te mbron nga alzhajmeri
Nje filxhan kafe ne dite mund te parandaloje disa forma te demences sic eshte semundja e alzhajmerit. Kete e thekson nje grup studiuesish amerikane ne nje studim te publikuar ne revisten Journal of Neuroinflammation. Studiuesit kane vertetuar se nje doze e perditshme kafeine i ndihmon njerezit te mbrojne trurin nga efektet negative te kolesterolit i cili eshte i lidhur ngushte me semundjen. Per te arritur ne kete perfundim eshte ekzaminuar efekti i kafeines ne barrieren hemato-encefalike nje mekanizem natyror qe ndalon substancat helmuese te kalojne nga gjaku ne tru.
Eksperimentimet e studiuesve amerikaneAktualisht nuk ekzistojne kura per alzhajmerin dhe mjeket nuk mund te bejne asgje per te ndaluar zhvillimin shkaterrues te semundjes. Sipas studiuesve per kete arsye zbulimi i efekteve te dobishme te kafeines mund ti ndihmoje shkencetaret te gjejne nje metode per te ndaluar zhvillimin e semundjes. Studimet e meparshme kane treguar se nivelet e larta te kolesterolit te pranishme tek ushqimet e yndyrshme mund te shkaktojne humbje ne barriere. Kjo ne nje fare menyre sjell shkaterrimin e qelizave te trurit njesoj sic ndodh te pacientet e prekur nga alzhajmeri.
Ndihmon barrieren hemato-encefalike te mbetet e paprekurEksperimentet e studiuesve amerikane jane kryer te lepujt e ushqyer me nje diete te pasur me yndyra. Kaviet i jane nenshtruar nje doze 3mg kafeine ne dite e barabarte me nje filxhan kafeje. Pas 12 javesh studiuesit kryen disa teste te tjera dhe zbuluan se barriera hemato-encefalike ishte me e paprekur te lepujt qe kishin marre kafeine. Kafeina duket se bllokon shume nga efektet shkaterruese te kolesterolit te cilat krijojne humbje ne barrieren hemato-encefalike eshte shprehur Jonathan Geiger nje nga kerkuesit e studimit. Nivelet e larta te kolesterolit jane nje faktor i larte rreziku per semundjen e alzhajmerit. Ndoshta kjo gje mund ta komprometoje mbrojtjen natyrore te barrieres hemato-encefalike. Per here te pare kemi vertetuar se konsumimi i vazhdueshem i kafeines mbron barrieren nga kolesteroli shton ai.
Mbron zemrenStudimet mbi te mirat e kafese ndaj sistemit kardiovaskular jane nga me te ndryshmet. Kafeja mund ti beje mire zemres. Nje grup studiuesish europiane kane prezantuar disa te dhena qe do tu pelqejne shume konsumatoreve te pijes se zeze. Sipas studimit te bere te nje numer personash me probleme kardiovaskulare eshte vene re se sa me shume kafe qe pinin aq me i vogel ishte rreziku per tu prekur nga infarkti.
Studime te tjeraStudiuesit kane ekzaminuar 1369 persona te prekur nga infarkti prej vitit 1992 deri ne 1994-n. Gjate nje periudhe kohe qe qendruan mbyllur ne nje godine pacientet iu pergjigjen edhe nje pyetesori i cili nder te tjera tregonte sa kafe kishin konsumuar 12 muaj para infarktit. Tre muaj pas vizites se pare ata u vizituan serish nga studiuesit dhe u mbajten nen vezhgim per tete vite me radhe. Gjate ketij studimi humben jeten 289 persona. Ketu filluan te shfaqeshin edhe te papriturat te pasionuarit pas kafese ishin me pak te rrezikuar nga infarkti. Pra sa me shume kafe te pish aq me mire eshte.
Po si eshte e mundur atehere qe disa kerkime te bera pak kohe me pare dilnin ne perfundimin se kafeja nuk i ben mire zemres Rezultatet per efektet e kafese mbi sistemin kardiovaskular jane kundershtuese dhe kjo eshte e vertete. Gjithcka varet nga menyra se si kryhen keto studime per shembull nje gje eshte te besh nje studim te gjate ku rrezikon ti atribuosh kafese efekte te cilat varen nga ndryshimet ne stilin e jeteses dhe nje gje krejtesisht tjeter eshte te besh nje studim-kontroll te gjate ku pacienti pyetet se sa kafe konsumonte para infarktit. Ne kete rast ndodh shpesh qe pacientet ta shtojne ose ta pakesojne dozen e kafese sipas asaj qe ata dine. Per shembull ne baze te studimeve te bera me pare qe kafeja te ben keq ata mund ta ulin dozen duke parandaluar qe rreziku i infarktit te jete shume me i madh. Po tu hedhesh nje sy studimeve te bera deri tani duket se ato qe kane zgjatur per nje kohe te gjate kane dale ne perfundimin se kafeja nuk e rrit rrezikun kardiovaskular. Studimet e bera para 25-30 vjetesh kane treguar shpesh nje efekt negativ te kafese nderkohe qe ato te koheve te fundit shohin nje veprim mbrojtes shpjegon nje specialiste.
PerberesitNje kaos i vertete vlen te thuhet per pijen me te preferuar nga te gjithe njerezit. Nje motiv tjeter per ndryshimin e te dhenave qendron te fakti se kafeja nuk eshte gjithmone e njejta. Ekspresi ndryshon nga kafeja e filtruar amerikane ose nga kafeja shume e zier si ajo turke. Per shembull kjo e fundit duke qene se eshte e pafiltruar rrit kolesterolin LDL thote ajo. Pervec kesaj ka edhe informacione te tjera me perdorimin e perditshem te kafese behemi imune ndaj disa perberesve te saj mes tyre kafeina dhe si pasoje rezultati mbi gjendjen e pergjithshme shendetesore mund te ndryshoje nese jemi ose jo konsumues te rregullt. Nje shembull Dime se kafeja ka nje efekt negativ mbi metabolizmin e sheqernave por ne periudha te zgjatura kjo zhduket. Gjithsesi disa studime kane treguar se te konsumosh me shume se disa filxhane kafe ne dite zvogelon rrezikun e diabetit te tipit 2 thote ekspertja
Sa filxhane kafe duhen pire ne diteEfekti final i kafese varet nga nje numer i madh faktoresh si eshte pergatitur kafeja sasia e pire gjendja shendetesore e personit etj. Jane shume elemente me qellim qe pergjigjja e pyetjes te jete e thjeshte. Keshilla me e mire eshte te mos e teproni. Kater filxhane kafe ne dite nuk kane efekt negativ mbi shendetin kardiovaskular si per ata qe kane kaluar nje infarkt ashtu edhe per personat qe gezojne shendet te plote perfundon specialistja.