E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfitimi nga humbjet

Titulli tingellon paradoksal por ai i pershtatet me se miri karakterizimit te politikes aktuale e zyrtare te Serbise. Humbese ne vazhdimesi ne raportet e saj me Kosoven prej 1999-s. Serbia nuk trembet madje duket sikur i provokon vete humbjet. Provokoi dhe perjetoi humbjet ne ballafaqim edhe te armatosur me disa ish-Republika Jugosllave ne gjysmen e pare te viteve 1990. Ajo u perplas politikisht dhe diplomatikisht me Perendimin per ceshtjen e diskriminimit dhe persekutimit masiv te qytetareve shqiptare te Kosoves nga regjimi i Milloshevicit kembenguli ne te veten dhe humbi duke provokuar lindjen e rezistencen e UCK-se dhe nderhyrjen e armatosur te NATO-s me 1999-n.

Shkeputja territoriale dhe shteterore e Kosoves nga Republika e Serbise pavaresimi faktik i saj dhe prania e roli i UNMIK-ut dhe KFOR-it ne Kosove ne fillimvitet e mileniumit te ri e hutuan dhe stepen Beogradin zyrtar. Personalitetet politiko-shteterore me ne ze te tij u detyruan te shkonin ne Hage per tu gjykuar per krime lufte. Pasuesit e tyre koshiente per vetizolimin e Serbise nga proceset demokratike prezente dhe ne ecuri te gjithe vendet e Europes u deklaruan dhe tentuan orientimin Perendimor te vendit te tyre. Por helmi i mentalitetit bizantino-komunist sundues i pari ne shekuj dhe i dyti ne dhjeteravjecare ne psikologjine e politikes serbe e vrau Xhinxhicin. Ky krim jo vetem nderpreu nje proces te nisur por edhe paralajmeroi pasuesit ne drejtimin e shtetit qe cdo devijim nga tradita historike e psikologjike e Serbise se Madhe eshte e papranueshme dhe do te ndeshkohet.

Gjithkush qofte shtet apo individ perpiqet te ruaje cfare mund te ruaje nga humbja por kurrsesi nuk e provokon humbjen per te perfituar. Shteti serb preferon madje edhe vazhdon ende ta perdore kete logjike qe nuk eshte aspak dinjitoze per nje shtet me histori e tradite. Aktualisht Republika e Serbise qe evidentohet e shfaqet ne arenen nderkombetare si humbesja e vetme dhe e madhe e ish-Federates Jugosllave per arsye te keqvleresimit te keqgjykimit dhe te keqtrajtimit te Serbise nga nderkombetaret e Perendimit insiston te provokoje e te perballet me humbjet me paragjykimin dhe perllogaritjen per te perfituar prej tyre.

Ajo kerkoi shqyrtimin e Hages nga Asambleja e Pergjithshme e OKB-se per dhenien e nje vendimi keshilldhenes nga GJND-ja qe me 22 korrik u shpreh ligjerisht boterisht e teper qarte ne kundershtim te kerkeses se saj dhe Serbia jo vetem nuk u ndje humbese por perkundrazi e konsideroi gjithe periudhen kohore nga paraqitja e kerkeses deri ne cilesimin ligjor nderkombetar te saj si fitore sepse arriti te frenoje njohjet nderkombetare te Kosoves.

Me befasimin e pritshem nga perfundimi i GJND-se qe nuk kam pershtypjen por kam bindjen qe Tadic dhe Jeremic e prisnin Beogradi perligji formulimin dhe paraqiti ne OKB rezoluten e shumeperfolur e te shumediskutuar ne kundershtim te vendimit te GJND-se.

Ishin dy akte e veprime qe kupola shteterore e Serbise nese nuk e dinte sepse kishte iluzione te mbeshtetja e Rusise e Kines dhe disa shteteve te tjera e ndiente per te mos thene qe ishte e bindur qe do te humbte. Dhe realisht humbi.

Por nga keto humbje te veteprovokuara Serbia ka synuar te fitoje cka mundet nga BE-ja OKB-ja Rusia dhe Kina. Dhe mendoi se fitoi

- Vuri ne levizje kryediplomatet e vendeve me te fuqishme te BE-se per te vizituar e bindur Beogradin te terheqe apo te ndryshonte rezoluten serbe te paraqitur per shqyrtim ne AP te OKB-se.

- Vuri ne levizje strukturat me prestigjioze te BE-se per te diskutuar e arritur ne kompromis per rezoluten e siperpermendur.

Por mendoj se humbi

- Riformulimin e rezolutes qe u paraqit ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se si dokument i perbashket i BE-se dhe Serbise dhe u miratua nga Asambleja me konsensus. Kjo rezolute e ndryshuar kur u shmang mundesia e diskutimit te statusit te Kosoves me miratimin e 27 vendeve te BE-se pra edhe me voten e 5 vendeve qe ende nuk e njohen Kosoven si shtet nuk iu nenshtrua votimit pra u miratua me konsensus.

Pas Hages nisma serbe deshtoi edhe ne Nju Jork. Por duke provokuar vete humbjet kupola shteterore serbe perpiqet te perfitoje

- Lehtesi per integrimin sa me pare edhe pa permbushur kriteret e kerkuara ne NATO dhe BE.

- Mbeshtetje politike por kryesisht ekonomike nga Rusia dhe Kina dy anetare te Keshillit te Sigurimit dhe fuqi te konsiderueshme ekonomike.

- Perparesi dhe mbeshtetje nderkombetare ne bisedimet e pritshme dhe te pashmangshme teknike te Kosoves me Serbine me ndermjetesine e BE-se.

- Bisedimet mes Kosoves dhe Serbise jane bere te detyrueshme dhe te pashmangshme pas miratimit teRezolutes ne AP-ne e OKB-se.

Serbia qe dhe pas deshtimit te statusit guxoi te deklarohej se Kosova eshte Serbi do te tentoje te hyje ne bisedimet e pritshme ne psikologjine e papranueshmerise se humbjes. Ndaj ne keto rrethana mendoj se duhet te mbajme parasysh ne cdo moment dhe ne cdo faze bisedimesh qe duket se jane te nevojshme dhe te pashmangshme mes shtetit te Kosoves dhe atij te Serbise qe gjate zhvillimit te tyre do te provokohemi. Serbet historikisht dine ta perjetojne humbjen si fitore kurse ne shqiptaret duhet te mesojme e te dime te mbrojme fitoret e arritura dhe te merituara.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›