E Diel, 1 Nëntor 2026

Besimtarët myslimanë festojnë Bajramin. Nishani uron: Le të mposhtim kulturën e urrejtjes, të trashëguar nga diktatura

presidenti-nishani-mesazhi-bajramitBesimtarët myslimanë kanë nisur festimet e Bajramit të madh, ose ndryshe Fitër Bajramit.

Pas një muaji të lodhshëm agjërimi, mijëra myslimanë shqiptarë falën sot Bajramin që në orët e para të mëngjesit.

Si zakonisht vitet e fundit, bulevardi kryesor i Tiranës u mbush me besimtarë, që u falën sërish në rrugë.

Besimtarët i kanë uruar politikanët kryesorë në vend, mes tyre presidenti Nishani, që tha se duhet mposhtur kultura e urrejtjes, që e kemi trashëguar nga diktatura.

Le të na bëjë ky Bajram ta shohim botën dhe jetën me sytë e të dobtëve dhe të varfërve.

Le ta mposhtim me mjete paqësore, me sakrifica si Ramazani dhe festa si Bajrami, kulturën e urrejtshme të sherrit, këtë rudiment të rrezikshëm trashëguar nga e kaluara diktatoriale.

Nga thellësia e zemrës, ju uroj gjithë të mirat në këtë ditë të madhe.

Le të jetë Dita e Bajramit një ditë e lumtur, tha Nishani./ep

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›