Gjovalin Paci, penelat qe deperton ne boten e personazheve Izaura Ndoj
Piktori i njohur Gjovalin Paci ka zgjedhur diten e Krishtlindjes per te promovuar ekspoziten e tij me te re ne qytetin e Durresit. Jane 75 tablo te piktorit Paci te cilat vijne ne gjinite e peisazhit, portretit dhe kompozimit pershkohen teresisht nga motivet lirike ne keto dite festash. Gjovalin Paci ka nje lidhje te vecante me Durresin, pasi ai ekspozon per here te gjashte brenda pak viteve dhe sjelle para publikut durrsak nje sfilate me personazhe e peizazhe dinamike, gjithnje ne levizje dhe pa ndalje. Shumica e punimeve te Pacit i perkasin teknikes se akrilikut dhe e gjejne frymezimin e tyre ne te perditshmen e nje balerine, gruaje, te figurat baritore, peizazhet qe ofron natyra, por te gjitha mbartin filozofine, boten e brendshme te personazheve qe vjen kryesisht permes ngjyrave dhe penelit lehtesisht te dallueshem te Pacit nga piktoret e tjere. Ekspozita e tij eshte nje dhurate e bukur ne kete jave feste qe do te mbylle vitin 2011.
Gjovalin Paci eshte i pari dhe i vetmi piktor shqiptar, qe deri tani ka arritur te ekspozoje veprat e tij ne Galerine e Komisionit Evropian ne Bruksel, ku eshte prezantuar me punime te realizuara me tekniken e akrilikut te pjekur. Gjithashtu duke mbetur mes atyre, qe artin synojne ta percojne edhe pertej kufijve, ai eshte ndalur ne disa kryeqytete evropiane, mes te cilave edhe ne Frankfurt duke ekspozuar ne galerine gjermane, "Arti ne shtepine blu". Aty jane prezantuar tre cikle punimesh. Njeri prej cikleve quhet "Shperthimet biblike", me rreth 10 punime qe i jane afruar abstraksionit dhe punime ne reliev. Nje cikel tjeter luan me mitet, me kohen e shkuar dhe me kohen e ardhshme. Gjithashtu pjese e konceptimit artistik eshte edhe besimi, menyrat e trajtimit te tij ne kohet moderne. Ka edhe disa motive te tjera qe jane me teper motive shqiptare, patjeter te abstraguara dhe me afer piktures dekorative, relievit dhe midis piktures dhe skulptures. Arti i tij ka qene i panjohur per shikuesit gjerman, ashtu sic ka qene e panjohur Shqiperia. Simbolet dhe mitet e saj zene vend ne artin e Gjovalin Pacit. Prej rreth tri dekadash piktori shkridrane Gjovalin Paci merret me pikture, duke sjelle krijime ne te gjitha gjinite e artit, te kompozimit, te portretit, por edhe ne disa lloj teknikash si akrilik, vaj, tempra, guashe dhe teknika te tjera grafike, bardh e zi.