Atmosfere Krishtlindjesh, "boshatiset" Tirana Sonila Isaku
Mengjesi i se dieles e ka gjetur Tiranes pothuajse te boshatisur. Neper rruge makinat mund te numeroheshin me gishtat e duarve, kurse njerezit ishin akoma edhe me te paket. Te vetmet zona te populluara ishin ato prane institucioneve fetare, pikerisht prane Katedrales se Shen Palit apo edhe Kishes Ortodokse. Ne hyrje te tyre te prisnin grumbuj lypesish te cilet pasi percillnin urimin per cdokend qe kalonte, zgjaste duart per te marre nje lemoshe. Kurse ne ambientet e brendshme, qytetaret jepnin urimet me te njohurit e tyre nderkohe qe kryenin edhe ritualin e faljes dhe te lutjeve. Ky ka qene mengjesi i djeshem ne Tirane ku mijera besimtare te krishtere kane festuar lindjen e Krishtit. Mesha per katoliket ka filluar qe mesnaten e se shtunes. Edhe pse mot i ftohte besimtare nga qytete te ndryshme te vendit kane mberritur ne katedralen e Shen Palit ne Tirane per te kremtuar krishtlindjet. "Qofshin keto Krishtlindje nje mundesi e gezueshme per te gjithe njerezit per te takuar Zotin e tyre te vertete, e per te perjetuar gezimin e pafund qe sjell ky takim! Uroj nga Zemra Krishtlindje te gezuara e nje vit te Ri plot me bekime!", tha ne mesazhin e tij te urimit Imzot Rrok Mirdita. Nderkohe, per besimtaret ortodokse mesha eshte mbajtur ne oret e para te mengjesit. Ortodokset kane qendruar per disa ore ne ambientet e kishes, duke kryer edhe ritet perkatese te festes. "Ne qe veshtrojme me besim, birin dhe fjalen e Perendise te bere njeri, e kemi se ai qendron me ne dhe se shume gjera te pamundura nga ana njerezore me fuqine e Perendise behen te mundura. Vellezer dhe motra te dashur, uroj qe kjo bindje te fuqizohet brenda nesh gjate kesaj periudhe festive, te na ngushelloje e te na mbeshtese ne vitin qe po vjen! Krishtlindje te bekuara!", tha kryepeshkopi Janullatos ne mesazhin e tij te urimit. Krishtlindja eshte festa me e rendesishme e te krishtereve. Ajo festohet cdo vit me 25 dhjetor, diten kur besohet se lindi Jezu Krishti. Edhe ne Shqiperi, mbas viteve '90 kur u lejua besimi fetar, u krijua tradita e saj duke u shenuar krahas festave te tjera tradicionale ne kalendarin e vitit.