“Gju me gju me popullin”
Edi Rama, vazhdoi dje turin e tij “Dialogu me Shqiperine”, ne disa fshatra te Elbasanit, per temen e bujqesise. Ndersa ftoi banoret qe te jene pjese e diskutimeve dhe tryezave qe zhvillohen, per te konkluduar me pas me berjen pjese te keshillave ne programin qeverises te PS-se. “U fol per pyjet ketu. Pyjet dhe kullotat jane nje pasuri shume e madhe ne Shqiperi qe shfrytezohen ne menyre krejtesisht primitive nga gjoja shteti sepse ne fakt nuk eshte shteti qe i shfrytezon. Eshte nje grup njerezish qe ne emer te shtetit ne pergjithesi abuzojne dhe pasurohen ne kurriz te komuniteteve qe i shikojne dhe nuk i prekin dot. Nderkohe qe ne do ta ndryshojme teresisht politiken ne raport me administrimin e pyjeve dhe kullotave”- u shpreh Rama. Me tej kryetari i PS-se, shtoi se socialistet do t’i japin mundesi komuniteteve te marrin pjese ne administrimin e pyjeve. Sipas tij, degradimi i kesaj pasurie ka ardhur si pasoje e politikes se vjeter gjate 17 viteve te fundit, qe ka abuzuar me voten. “Namiku solli shembullin e nje vjetari statistikor ku: Shqipnia, shkruhej ne dokument, ka pasur te imta per fryme me shume se cdo vend tjeter ne Evrope dhe vinte pas Zvicres per numrin e lopeve per fryme. Nderkohe qe sot ne jemi ne nje pozite shume te veshtire dhe shume larg para fundit ne Evropen ku ne duam te bejme pjese dhe te integrohemi”- shtoi numri “1” i PS-se. Edi Rama nenvizoi se ky problem nuk mund te zgjidhet nepermjet klientelizmit duke favorizuar. I. S