Proporcional individual 3 % per pragun zgjedhor
Ergys GJENCAJ
Partite e vogla parlamentare, te mazhorances qeverisese dhe ato te opozites rane dakord mbi sistemin zgjedhor, qe do te mund te vendoset per t’u zbatuar ne zgjedhjet e ardhshme te pergjitheshme. Perfaqesues te forcave politike parlamentare, pervec PD-se dhe PS-se, pjese e qeverise dhe te opozites, diskutuan dje paradite ne Kryesine e Kuvendit mbi sistemin zgjedhor. Ata kane rene dakord qe sistemi me i pershtatshem te jete ai proporcional individual. Ky sistem eshte i huazuar nga ajo qe eshte vendosur ne Republiken e Gjermanise, permes te cilit zgjidhen deputetet e Bundestagut. Sipas ketij sistemi, ne zgjedhjet parlamentare zgjedhesit do te kene ne dore vetem nje flete votimi, ku do te shenohet emri i perfaqesuesit te nje force politike. Juristi Spartak Braho, njeheresh anetar i kryesise se Levizjes Socialiste per Integrim, sqaroi se llogaritja ne zgjedhjet behet mbi bazen e votave te proporcionalit. Siaps tij, kjo do te thote qe vota e nje partie politike pjesemarrese ne zgjedhje eshte e njesuar me voten per deputetin. Nderkohe, kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, pas takimit tha se eshte e nevojshme per reformat te mos behen ne menyre te njeanshme dhe te mos jene monopol i te medhenjve, duke nenkuptuar PD e PS. Ai u shpreh i kenaqur me kete sistem, pasi ky eshte i mbeshtetur edhe ne Kushtetuten shqiptare. “Eshte nje sistem ne esence proporcional, por qe konkurohet me individ. Pra eshte proporcional i individualizuar. Pra, i ka te gjitha anet pozitive, si te mazhoritarit, ashtu dhe te proporcionalit”, deklaroi Gjinushi. Megjithate ai tha se gjithcka mbetet ne formen e diskutimeve, por e rendesishmja eshte gjetja e nje forme, e cila te mundesoje eliminimin e fenomenit famekeq zgjedhor, “Dushk”. Gjykimi i “te vegjelve” ishte se kjo me pas do te mundesonte zgjedhje vertete te lira dhe te ndershme.
Nderkohe, ne kete mbledhje te zhvilluar lagr vemendjes se mediave, mesohet se nuk eshte diskutuar per perqindjen e votave qe duhet te arrijne partite politike ne zgjedhje, per te qene me pas pjese e Parlamentit. Megjithate, juristi Braho, tha per “Korrieri”-n, se synohet qe pragu elektoral te shkohet maksimalisht tek 3%. Ndersa kryesocialdemokrati Gjinushi, tha se pragu eshte ceshtje dytesore dhe he per he fillimisht duhet rene dakord per sistemin. Por, ai shtoi se nuk ka ndonje arsye paraprake per rritje pragu. Aleksander garuli, nenkryetar i PR-se tha se "reforma zgjedhore duhet te shmange te gjitha difektet e deritanishme, por per kete nevojitet konsensusi i te gjitha partive politike, pasi mund te kerkohen edhe ndryshime ne Kushtetute" dhe se “eshte e nevojshme te gjejme nje sistem te pershtashem elektoral, nje Kod Zgjedhor qe te beje nje korrigjim total dhe jo nje arnim sic eshte bere vazhdimisht, kur mbi te njejtin sistem Kodet Zgjedhore kane qene afatshkurtera, ndaj, duhet te gjendet nje interes i perbashket, jo vetem i partive, por ne radhe te pare i vendit qe te zgjidhet nje sistem elektoral dhe Kod Zgjedhor afatgjate". Sot, per partite pragu eshte 2,5 perqind kurse per koalicionet 4 per qind. Me sakte, partite qe e kapen kete prag, pavaresisht ndihmes me aleatet e medhenj PD ose PS jane perfaqesues ne Kuvend, por kjo ka sjelle crregullime te perfaqesimit. Per shembull, republikanet kane me shume perqindje se PS dhe PD apo socialdemokratet. Sakaq, per koalicionet Levizja per Zhvillim Kombetar e regjistruar keshtu, pra si koalicion, nuk e arriti ate prag dhe mbeti jashte, perfshi pretetendimet per vjedhje ose manipulim me votat. Por, aleatet e sotem te qeverisjes, gjeten nje hapesire tjeter ligjore dhe u regjistruan edhe si koalicion, duke perfituar perqindjet e mbledhura edhe ne kete forme. Sistemi i sotem eshte i perziere, proporcional-mazhoritar. Kuvendi ka 140 ulese ligjvenesish, prej te cileve 100 zgjidhen drejtperdrejte ne zonat zgjedhore, kurse 40 te tjeret mbi bazen proporcionalit.