E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jo me nxitim

Komisioni Evropian kerkon nga politika shqiptare me shume bashkepunim, per te mundesuar arritjen e qellimit te madh, pjekjen e kushteve per integrimin ne Bashkimin Evropian. Ambasadori i KE-se ne Tirane, Helmut Lohan, ka bere kete deklarate gjate konferences “Rezultate te Marreveshjes se Ndermjetme ne Tregtine midis Komunitetit Europian dhe Shqiperise”, e organizuar ne kuader te 1-vjetorit te hyrjes ne fuqi te Marreveshjes se Perkohshme. Duke iu referuar Progres-Raportit te fundit te Komisionit, Lohan tha se ne shume fusha jane bere permiresime, por se ne shume te tjera ka nevoje per pune. “Dashuria prinderore nuk verbon”, deklaroi Lohan, tek fliste ne rolin e babait tek keshillon te voglin. Sipas tij, duhen bere shume perpjekje. “Pergatitjet mbeten ne fazen fillestare, persa i perket angazhimeve te rendesishme qe ka ndermare Shqiperia ne Marreveshjen e Ndermjetme ne fushen e te drejtave te pronesise kulturore, industriale dhe tregtare. Paralelisht me Marreveshjen e Ndermjetme, Shqiperia duhet te nise perdorimin e Nomenklatures Doganore 2007”, nenvizoi Lohan. “Ne kete pervjetor, nuk duhet te kemi nje kendveshtrim te ngushte. Axhenda e Integrimit Evropian te Shqiperise eshte shume me e gjere sesa Marreveshja e Ndermjetme. Ne kete drejtim, shpresoj qe reformat kyce te vazhdojne me vendosmeri vitin e ardhshem. Me vendosmeri, por jo me nxitim. Me vendosmeri dhe ne nje klime dialogu dhe shpirti bashkepunimi me te gjitha ato forca politike, qe ndajne objektivin e integrimit evropian te Shqiperise”, deklaroi Ambasadori Lohan. Ai nenvizoi se KE do te vazhdoje te monitoroje procesin dhe te raportoje pas nje viti. Megjithate, tha Lohan, monitorimi nuk duhet te jete detyre vetem e Komisionit Evropian, pasi vete Parlamenti shqiptar luan nje rol te rendesishem ne percaktimin dhe vleresimin e rritmit te progresit gjate gjithe vitit. Nga ana e saj, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, tha se qe Shqiperia te pergatitet per anetaresim, nuk mjafton vetem zbatimi i Marreveshjes se Perkohshme. Ajo duhet te pasohet nga perafrimi dhe zbatimi i ligjeve, sic edhe parashikohet nga neni 70 i MSA-se. Bregu nenvizoi se per te bere me teper perparime, duhet qe perqendrimi te shkoje drejt zbatimit te prioriteteve, sa me shpejt qe te jete e mundur.
Ergys GJENCAJ

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›