E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi-BE, llogaridhenia ne 6 dhjetor

Perfaqesuesit e qeverise shqiptare do te perballen me ata te Bashkimit Evropian me 6 dhjetor, kur do te zhvillohet ne Tirane takimi i 11-te i Komitetit te Perbashket BE-Shqiperi. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, beri te ditur diten e djeshme se qeveria shqiptare do t’i paraqese Perfaqesuesve te Komisionit Evropian qe vijne nga Brukseli, rezultatet e arritura nga zbatimi i Marreveshjes se Perkohshme dhe te perafrimit te legjislacionit sipas nenit 70 te MSA-se per cdo sektor. Ajo ka deklaruar se, gjithashtu ne kete takim te Komitetit te Perbashket do te prezantohen rezultatet e arritura qe nga takimi pararendes qe u zhvillua para 6 muajve ne Bruksel.
Pellumb Xhufi, zevendeskryetari i LSI-se thote se per shkak te interesave vetanake ne Kuvendin e Dushkut, nuk mund te rerzohet kryeministsri me mocion. Por, ai perserit se LSI do te braktise Kuvendin nese nuk kryhen reformat zgjedhore dhe ne drejtesi
Berishen nuk e hedhim dot
do te braktisim Kuvendin
Levizja Socialiste per Integrim, kercenon se do te braktise sallen e Kuvendit nese brenda javes se ardhshme qeveria nuk reflekton lidhur me reformen ne drejtesi dhe ate zgjedhore. Ne nje interviste per “Korrierin”, kryetari i Grupit Kuvendar te LSI-se, Pellumb Xhufi thote se rruga me e mire duket se do te jete zhvendosja e betejes politike jashte Kuvendit, mes njerezve qe po vuajne keqqeverisjen. Nderkaq, Xhufi e sheh shume te veshtire mundesine e nje suksesi te nje mocioni ndaj kryeministrit. Sipas tij rrezimi i Berishes eshte i veshtire ne nje kohe kur Kuvendi i ndertuar nga “Dushku”, sikurse shprehet, ben qe votat te jepen mbi baze te interesave vetjake dhe jo qytetare.
Bisedoi: Ilir Saqellari
-A ka shanse per te gjetur mirekuptim me shumicen ne pushtet per nje sere reformash te kerkuara edhe nga nderkombetaret?
-Me qe kemi daten e shenuar te 29 Nentorit, me vjen te them se thirrjet e z. Berisha dhe te mazhorances se tij per “vendosmerine e tyre per te realizuar reformat qe kerkon BE dhe NATO” (ne fakt i kerkon me se pari Shqiperia dhe populli shqiptar, qe ata i percmojne ne menyre cinike), i ngjajne thirrjeve te paraardhesve te tyre ballisto-zogiste, qe bertisnin me shume per ate qe urrenin me shume: per luften pa kompromis kunder pushtuesit nazi-fashist (me te cilin, perkundrazi, bashkepunonin bajagi mire). Kjo mazhorance eshte e dehur nga pushteti, e injoron plotesisht zerin e njerezve dhe te opozites dhe ne vend qe te perballet me problemet reale te vendit, po perjeton nje orgazem te papare pushteti, duke pushtuar me dhune dhe epsh cdo qelize institucionale. E ben kete, pa pyetur se populli sheh, se opozita denoncon, se bota po vezhgon. Por harron se edhe sikur te mos ekzistonte fare nje opinion kritik i brendshem apo i jashtem, shume shtete, mbreteri apo perandori jane shkermoqur nje dite nen peshen e mekateve te tyre. Katoni i madh besonte se Perandoria Romake u shemb pikerisht nen peshen e arrogances, ilegjitimitetit dhe korrupsionit qe kishte pushtuar klasen e vet politike. E pra, opozita dhe sa na perket ne si LSI, e ka bere detyren e saj dhe e ka luajtur rolin e vet konstruktiv ne sensibilizimin dhe promovimin e sidomos dy reformave madhore, ate elektorale dhe ate ne drejtesi, qe jane edhe dy kushte te pakapercyeshme per te aspiruar nje ftese eventuale per aderimin ne NATO e per te avancuar ne integrimin me BE. Ne kemi ngritur zerin tone si para 3 korrikut 2005, ashtu edhe pas tij. Madje kemi paraqitur edhe me shkrim idete tona mbi keto reforma. Por me sa duket, kjo mazhorance udhehiqet nga parimet atavike te shtetit patriarkal e kanunor, e jo nga parimet e shtetit modern, shtetit te se drejtes.
-Situata aktuale a mund te coje deri aty sa opozita te nderprese bashkepunimin me mazhorancen, ndoshta edhe braktisjen e salles se kuvendit?
-Pikerisht, ne si LSI kemi paralajmeruar vazhdimisht, se fundi edhe ne muajin gusht te ketij viti, se ne rast se mazhoranca nuk tregon qe diten e pare te sesionit te ri parlamentar, ne shtator, vullnetin per te proceduar me shpejtesi ne realizimin e dy reformave ne fjale, LSI do shohe mundesine e braktisjes se parlamentit. Mazhoranca nuk e perfilli as kete nxitje te radhes, dhe LSI u detyrua ta perserise perseri kete paralajmerim edhe keto 3-4 ditet e fundit. Nese edhe javen e ardhshme nuk do te kete ndonje levizje, atehere ne nuk do te na mbetet vec te konkludojme qe mazhoranca nuk ka deshire per te bere reformat ne drejtesi dhe ate elektorale. Ne fund te fundit, deklarata e z. Berisha se ai do deshironte te kalonte ne zgjedhje te parakohshme, tregon se ai eshte interesuar per te realizuar edhe nje plackitje tjeter elektorale, nje edicion te fundit zgjedhjesh te tipit “bashibozuk”, pa ligj, pa rregulla e me certifikata bakallesh.
-A duhet te fillojne procedurat per ndermarrjen e nje iniciative per mocion kunder qeverise?
-Suksesi i nje mocioni mosbesimi, me shume se tek numrat, mbeshtetet tek integriteti, pergjegjesia e ndershmeria e deputeteve te cdo krahu, te cilet kur shohin se abuzohet me fatet e vendit, votojne mbi bazen e ndergjegjes qytetare e patriotike, jo te asaj politike. Por eshte e veshtire te shpresohet nje gje e tille nga parlamenti i “Dushkut”, ku cdo gje leviz mbi bazen e interesave vetjake dhe ku vete parlamenti dhe roli i tij jane te shperfytyruar si asnjehere tjeter.
-A eshte momenti qe vete LSI-ja, ndoshta edhe gjithe opozita e bashkuar, te organizojne protesta per te gjitha problemet e tjera te shkaktuara nga keqqeverisja e vendit?
-Ne keto kushte, po duket se rruga me e mire per te ndalur turravrapin mazokist te mazhorances, eshte te zhvendoset beteja politike jashte mureve te Kuvendit, mes njerezve qe po e vuajne e do ta vuajne akoma me rende peshen e keqqeverisjes, te korrupsionit qeveritar dhe te totalitarizmit te rilindur “Berishian”.
-Lidhur me reformen zgjedhore, dy partite e medha pritet te kerkojne rritjen e pragut ne masen 4%, nje propozim i bere edhe nga LSI-ja. Nese disa nga partite e vogla do te duan te perdorin veton kunder rritjes, do te jete ne kete bllok?
-Ky eshte nje nga ato momentet e reformes elektorale qe mund te zgjidhet me nje konsensus te gjere. Vertet, ne si LSI, ne propozimet qe kemi dorezuar me shkrim qe para disa muajsh, propozojme nje prag elektoral, aty tek 4%. Dhe, i referohemi pervojes se huaj, por edhe kushteve tona specifike. Gjithsesi, ne nuk kembengulim, nese do te kete nje konsensus per nje zgjidhje tjeter, ne jemi te paret qe do te bashkohemi me mendimin e te tjereve. Ceshtja e pragut nuk perben nje problem principial per ne, sic jane ceshtjet e tjera qe kane te bejne me sistemin, me menaxhimin e procesit, perberjen e trupave elektorale, etj. saqellari@korrieri.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›